Kryeparlamentari Meta në një takim me banorët e Fushë Prezës në Vorë ka prezantuar programin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për zhvillimin e kësaj zone ku kandidat është Luan Sallaku.
Gjatë fjalës së tij dhe takimit me banorët Meta theksoi se në këtë njësi të re vendore prioriteti parësor do të jetë punësimi pasi është një zonë që ka shumë biznese të mëdha që operojnë në të dhe për rrjedhojë, duhen ndjekur politika të reja punësimi për banorët.
“Punësim për të gjithë ata që duan të punojnë, sipas shkollës, sipas profesionit. Kjo është baza e premtimit tonë. Ky është kryqëzimi i të gjithë rrugëve të Shqipërisë, edhe të Shqipërisë me rajonin. Kjo është zona më e preferuar për çdo investim, për industri, për qendra grumbullimi, për qendra përpunimi, sepse është kosto më e ulët”,- tha kreu i Lsi
Kryeu i Lsi Meta ishte i shoqëruar në takim edhe nga Ministri i Bujqësisë, Panariti i cili u shpreh se pas 21 qershorit do të marrë fund edhe procesi i certifikimit të pronës.
Ndërkohë Meta tha se në këtë njësi vendore duhet të ndërtohen qendra grumbullimi dhe përpunimi të produkteve bujqësore në mënyrë që të kthehet në një gjenerim të ardhurash dhe punësimi.
“Vijnë prodhime nga e gjithë Shqipëria dhe ikin kudo ku ka treg dhe këtu nga pikëpamja strategjike duhet të jetë një vend me qendra të tilla, jo thjesht për të grumbulluar prodhimet e Prezës dhe të Vorës, por për të grumbulluar prodhimin nga e gjithë Shqipëria. Dhe natyrisht, përderisa do të bëhet grumbullimi këtu, do të bëhet edhe qendra e përpunimit”, - shtoi Meta.
Krahas kësaj, kreu i LSI-së shprehu bindjen e tij se Bashkia e re e Vorës do të ndjek dhe një filozofi tjetër transparence me qytetarët pasi është një njësi vendore që gjeneron shumë të ardhura nga bizneset dhe për këtë nevojitet në transparencë e plotë në fondet që administron.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO