Kryetari i Kuvendit, e njëkohësisht Kryetar i LSI-së Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, ku ishte e pranishme edhe kandidatja e ASHE-së Keti Bazhdari, tha se bashkia nuk duhet të konsiderohet si llogore politike, por si një institucion që duhet të zgjidhe hallet dhe problemet e qytetarëve dhe të përmirësojë jetën e tyre.
“Nuk ka arsye që të përdoret për të akuzuar qeverinë sepse këto janë zgjedhje lokale, për problemet e përditshme të qytetarit në lagje, në fshat , kudo që jeton. Bashkia ka përgjegjësi më tepër tani”, tha Meta.
Në vijim ai shtoi se Shkodra duhet të ishte në një tjetër stad, pasi të gjithë kemi detyrime ndaj këtij qyteti.
“Nuk besoj se jeni të lumtur që Vllaznia nuk lufton për titullin kampion, dhe jo vetëm në futboll por në gjithato sporte sepse Shkodra ka shkëlqyer në të gjitha llojet e sporteve, po kështu edhe jeta kulturore e këtij qyteti me tradita të fuqishme nuk është ajo që dëshironi dhe aspironi, përveç mundësive për një punë më të sigurtë dhe dinjitoze”, theksoi Kreu i Kuvendit.
I bindur se vota e 21 qershorit do të çeli një prespektivë të re, Meta tha se Keti Bazhdari do të jetë kryebashkiakja e re e qytetit.
Kandidatja e mazhorancës Keti Bazhdari deklaroi se në derën e bashkisë do të hyjë për t’i dhënë zgjidhje problemeve të këtij qyteti dhe jo për interesa të ngushta.
“Hymë për t’i dhënë zgjidhje Shkodrës, zhvillimit ekonomik të Shkodrës, dhe kemi linjat të përcaktuara mirë”, tha Bazhdari. Në takimin me rininë shkodrane ishin të pranishëm edhe kandidatët e LSI-së për këshillin e ri bashkiak, si dhe strukturat e LRI dhe Fressh.
/Shqiptarja.com

VIDEO