Meta: Në zgjedhjet vendore
kandidat të përbashkët PS-LSI

Meta: Në zgjedhjet vendore<br />kandidat të përbashkët PS-LSI
TIRANE - Kryetari i Kuvendit ilir Meta  i ftuar në emisionin “Debat +” të gazetarit Eduard Zaloshnja, ka sqaruar arsyet e rritjes së përkrahësve së LSI-së këto muaj dhe ka quajtur si kyçe në rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit, përzgjedhjen e kandidatëve nga kjo forcë politike. Akuzave të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit nga LSI, kreu i kësaj force politike i është përgjigjur me evidentimin e mënyrave dhe strategjive që LSI ka patur me elektoratin e saj dhe strategjitë për  punësimin e tyre.

Rritja e LSI
Kur ka kaluar 1 vit që nga koha kur PS-LSI formuar koalicionin e tyre të përbashkët, shifrat nga sondazhet e gazetarit Eduard Zaloshnja kanë treguar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka trefishuar numrin e përkrahësve të saj. Sipas Zaloshnjes, ky rezultat jo vetëm që ka favorizuar LSI-në por është treguese se votat që po shkojnë në drejtim të kësaj force politike po rrjedhin nga përkrahësit e PS-së. Kreu i Kuvendit ka mohuar të ketë një strategji për të joshur votuesit e majtë por ka sqaruar se rezultatet e LSI-së kanë ardhur në rritje për shkak të politikave të kësaj politikë në çështjen e punësimit, kujdesit dhe respekti që kjo LSI ka treguar për zgjedhësit e saj më shumë se çdo forcë tjetër politike dhe rolit të veçantë që ka LRI me të rinjtë dhe përthithjen e këtij elektorati.

Meta ka pohuar se koalicioni i majtë do të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore por nuk ka dhënë më shumë detaje për të qarqet në të cilat koalicioni i majtë do të përfaqësohet me kandidatët e LSI-së, kjo edhe për shkak se do të ketë ndryshime nga reforma territoriale. “Nuk kemi bërë asnjë marrëveshje paraprake konkrete duke qenë të bindur dhe duke patur vullnetin për bashkëpunim, për konsensus, gjithmonë me qëllimin e mire që në krye të Bashkive dhe komunave të kemi mundësi të përzgjedhim ato kandidate dhe ata kandidatë që do t’i shërbejnë më mirë qytetarëve, dhe kjo është kryesorja.”, -ka thënë Meta.

Marrja e Statusit
Duke shprehur keqardhjen e tij për mosmarrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE nga Shqipëria  në muajin dhjetor, Meta ka sqaruar mënyrën e funksionimit të Bashkimit Europian dhe një lloj lobimi negativ që u bë nga Hollanda ndaj vendit tonë pak kohë para se të refuzohej dhënia e statusit. Fakti që Komisioni Evropian bëri rekomandimin zyrtar pozitiv vendeve anëtare që Shqipëria të merrte statusin ishte një tregues i qartë që Shqipëria e meritonte ta merrte statusin.

Mendoj se rezoluta që u bë në Parlamentin holandez, pra vetoja që u vu paraprakisht nga ana e Holandës duke e bërë të pamundur për ministrin e Jashtëm të Holandës apo për Kryeministrin të shprehnin një qëndrim pozitiv.”, -tha kreu i Kuvendit. Duke u shprehur optimist për marrjen e statusit në qershor, Meta është shprehur i shqetësuar për lojën negative që opozita po bën duke krijuar një situatë artificiale të tensionuar në parlament.

“Opozita deri në dhjetor paraqitej si konstruktive por natyrisht edhe si destruktive sepse mendonte që statusi edhe mund të merrej dhe në qoftë se do ishte kështu donte të merrte meritat.”, -ka deklaruar Meta. Duke e quajtur si të pakuptimtë sjelljen e opozitës, dhe më të respektuar se kurrë në sallën e kuvendit, kreu i këtij institucioni ka bërë përgjegjëse PD-në për mos arritjen e konsensusit në shumë prej reformave. “Reforma territoriale do të përmbyllet brenda muajit korrik, edhe nëse nuk merr pjesë opozita”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit.

Ministrat e LSI
Duke vlerësuar punën e të gjithë qeverisë por sidomos të Ministrave të LSI-së, Meta është ndalur në punën e gjithsecilit. Kryetari i LSI-së ka vlerësuar punën e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto për punën e bërë këto muaj të parë. “Sigurisht që muajt e parë të vitit nuk janë shumë të favorshëm për investimet në ndërtimin e rrugëve për shkak të vonesave në financa dhe kushteve atmosferike, tregues që pritet të përmirësohet tremujorin e dytë”, - ka deklaruar Meta. Sipas tij, më shumë se sa ndërtimi i rrugëve kjo qeveri kërkon që të rrisë standartin e të gjitha akseve nga ana e cilësisë dhe sigurisë.

Ndërsa ka komentuar reformat që po ndërmerren në Ministrinë e Drejtësisë Meta, ka shprehur edhe një koment mbi lëvizjen e fundit të kryetarit të Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela, për korrupsionin dhe cilësinë e drejtësisë në vend. “Nuk dua të flas për ata që kanë konflikt  interesi , por për reformat në drejtësi”, -ka deklaruar kreu i Kuvendit Meta. Vlerësime pozitive Meta ka shprehur edhe për kontrollet e vazhdueshme që Ministria e Bujqësisë, një tjetër ministri e LSI-së po kryen në të gjithë vendin për cilësinë e ushqimit dhe reformat që po ndërmerr në bujqësi, si një nga sektorët strategjik që do të ndihmojnë në rritjen ekonomike.

Edhe për Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, komentet kanë qenë pozitive për ultimatumin që u është dhënë vendorëve për pastrimin e territoreve dhe mbylljen e fabrikave që ndotin mjedisin.Kryetari i Kuvendit ilir Meta  i ftuar në emisionin “Debat +” të gazetarit Eduard Zaloshnja, ka sqaruar arsyet e rritjes së përkrahësve së LSI-së këto muaj dhe ka quajtur si kyçe në rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit, përzgjedhjen e kandidatëve nga kjo forcë politike. Akuzave të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit nga LSI, kreu i kësaj force politike i është përgjigjur me evidentimin e mënyrave dhe strategjive që LSI ka patur me elektoratin e saj dhe strategjitë për  punësimin e tyre.

Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK