Meta nga deti në pyll, takon Ramush Haradinajn dhe i uron fitore Kosovës

Meta nga deti në pyll, takon Ramush Haradinajn dhe i uron fitore Kosovës

Një ditë pas 13 tetorit, datë kjo të cilën vetë ai kishte dekretuar për zgjedhjet lokale të Shqipërisë, Presidenti Meta ka shkuar në një resort të pyllëzuar në Lezhë ku edhe është takuar me ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Ditën e djeshme presidenti Meta postoi një video teksa luante futboll në breg të detit duke harruar datën e zgjedhjeve që ai dekretoi që në fakt zgjedhjet legjitime u zhvilluan më 30 qershor, ndërsa sot ka zgjedhur që të kalojë ditën në pyll,

Meta është shprehur se është i lumtur që sot takoi Ramush Haradinaj, ku edhe ky i fundit humbi shumë vota në zgjedhjet që u zhvilluan së fundmi në Kosovë. Presidenti ka shpërndarë edhe një foto ku shihet së bashku me Haradinajn dhe bashkëshorten e tij Anitën, ndërsa ka shkruar se i uron fitoren Kosovës që sonte luan me Malin e Zi.

"I lumtur të takohesha sot me Ramushin dhe Anitën te "Mrizi i Zanave" dhe të kalonim çaste të gëzueshme, duke uruar edhe fitoren e Dardanëve sot!" shkruan Haradinaj.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nje koke pa lare: 14/10/2019 18:20

    Ne darke Skrap Ardhiu iken ne pylle tek Ariu,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM