Meta nderon si 'Duçja' dhe thërret shqiptarët: Bëni 50 mijë firma dhe më kërkoni të zhvilloj referendum...Lë mister përmbajtjen

TIRANE-  Në një konferencë të jashtëzakonshme, mbajtur me tone të larta, pa pranuar pyetje nga gazetarët, kreu i shtetit Ilir Meta, ju drejtua shqiptarëve dhe kërkoi mbështetjen e tyre për t'i kërkuar zhvillimin e një referendumi.  Konkretisht presidenti synon të mbledhë 50.000 firma nga qytetarët, siç parashikon kushtetuta për të bërë një referendum presidencial. Por Meta nuk ka shkuar përtej kësaj retorike, dhe nuk ka sqaruar se çfarë kërkon specifikisht me këtë referendum.  

"Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën. Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore. Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë.  Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim!", tha Meta. 

Duke risjellë në vëmendje vitin 1998 kur me referendum popullor u miratua kushtetuta që sipas Metës vendosi rotacionin normal politik, ai tha se ajo Kushtetutë ende gëzon respektin, nderimin dhe nostalgjinë e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

"Falë urtësisë politike dhe një procesi gjithëpërfshirës të udhëhequr nga i ndjeri Sabri Godo dhe zoti Arben Imami, si dhe në bashkëpunim të shkëlqyer me Komisionin e Venecias, u zhvillua një debat dinjitoz kushtetues dhe një referendum shembullor, duke na dhuruar Kushtetutën më demokratike që ka patur Shqipëria deri më sot. E projektuar për të hedhur themelet e një shteti që garanton liritë dhe të drejtat themelore të individit, të ndarjes dhe jo uzurpimit të pushteteve, të ruajtjes së sovranitetit dhe ndërtimit të të ardhmes europiane dhe euroatlantike të vendit, Kushtetuta e ‘98-ës mundësoi rivendosjen e paqes sociale dhe rotacionin normal politik në vend", tha Meta. 

Por më tej, - tha Meta, Kushtetuta u zhbë "brenda natës në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e partive e vitit 2008". 

"Si pasojë e kësaj marrëveshjeje, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk përfaqësojnë më vullnetin e drejtpërdrejtë të popullit dhe të qytetarëve shqiptarë, por vetëm vullnetin e Kryetarëve të Partive", tha Presidenti.

Me këtë qëndrim, Presidenti lë të kuptohet se ndoshta referendumi popullor do të jetë për të bërë ndryshime në Kushtetutë, e ndoshta për të rikthyer atë të vitit '98. Por asgjë nuk është ende e sqaruar zyrtarisht nga Presidenca.

Meta foli ashpër edhe për ndryshimet e kushtetutës në vitin 2016, që sipas tij e kthyen Kushtetutën "rregullore me data dhe afate, të cilat për fat të keq janë shkelur që të gjitha dhe që ky tejkalim afatesh ka shkaktuar një kaos kushtetues dhe ligjor që po çon në paralizimin dhe destabilizimin e të gjithë sistemit të drejtësisë në vend."

"Qëllimi i reformës nuk ishte falimentimi i sistemit gjyqësor, por reformimi i thellë i tij dhe rritja e besueshmërisë së qytetarëve te drejtësia shqiptare. Organet e reja të gjyqësorit do të duhet të kenë në radhët e tyre një trupë profesionistësh me integritet dhe jo thjesht disa emra që duhet të mbushin vakancat që po kolapsojnë të gjithë sistemin e drejtësisë. Ndryshe nga çfarë këshilloi Komisioni i Venecias, zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës. Komisioni i Venecias i ka thënë të gjitha, për ata që kanë veshë për ta dëgjuar dhe vullnet për ta zbatuar!", theksoi Meta.

Por çfarë parashikon Kushtetuta për referendumin?

Presidentit i duhen firmat e 50 mijë shqiptarëve me të drejtë vote. Me mbledhjen e firmave, qytetarët mund t'i kërkojnë presidentit "zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë". Për këtë veprim nuk duhet as vendim nga Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht është futur në ngërç, ku së fundi anëtari i dekretuar nga Presidenti Ilir Meta u shkarkua nga shkalla e dytë e vettingut, duke rishpallur sërish vakancën.

Por teksa radhiti një sërë problematikash, si lënia e mandateve nga opozita, me një qeveri që nuk është llogaridhënëse dhe që po pasuron një kastë oligarkësh sipas tij, Meta tha se "është koha për t’i thënë NDAL këtij degradimi të shtetit dhe të atdheut tonë!". Me këtë deklaratë ai e çon përmbajtjen e këtij referendumi në një tjetër drejtim, ndoshta atë të rrëzimit të qeverisë.

"Shqipëria e ka pësuar një herë dhe është përbetuar kombëtarisht në Lëvizjen Studentore të viteve ‘90, se kurrë më Diktatura nuk do të përsëritet, as de Facto dhe as de Jure!. Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin më nga sytë këmbët në atdheun e tyre! Kushtetuta e Republikës është Vija e Kuqe dhe e kuqe flakë, e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të Republikës së gjithë shqiptarëve!  Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë shpresëhumbur!", tha Meta.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme në Presidencë, të cilën e mbylli me një nderim si Duçja dhe më tej bëri shqiponjën dykrenare me duar, kreu i shtetit Ilir Meta tha se si presidenti "do të qëndrojë kryegarant i mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe do t’i kundërvihet me të gjitha forcat, përpjekjeve shkatërrimtare dhe antikombëtare". 

1574450762_meta.jpg

Deklarata e plotë e Presidentit në konferencë

Kushtetuta është ligji suprem, është trupi që mishëron parimet themelore sipas të cilave qeveriset një vend. Jetëgjatësia e Kushtetutës është treguesi më i drejtpërdrejt i fuqisë së saj për të qëndruar e pacenuar dhe e paprekshme, si një tempull i shenjtë që i shërben shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor. Sa më serioz, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm sistemi demokratik i një vendi, aq më i rrallë dhe i panevojshëm është ndryshimi i Kushtetutës. Sepse Kushtetuta rrjedh nga besimi dhe dakordësia e popullit për t’u qeverisur nga një trup vlerash dhe parimesh që bashkërisht i konsiderojnë të paprekshme. Kushtetutat pothuajse gjithmonë kanë lindur në kohë krizash, si domosdoshmëri për mbrojtjen nga pushteti arbitrar dhe ilegjitim. Për këtë arsye, është Kushtetuta e një vendi ajo që vendos kufirin e përqendrimit të pushtetit të çdokujt që lakmon të jetë i gjithëpushtetshëm.  Kushtetuta mbetet e para dhe e fundit vijë e kuqe, e pakalueshme, për sa kohë fuqia e saj buron prej popullit.  22 nëntori i vitit 1998, është një datë historike për të gjithë shqiptarët. 

Për herë të parë populli shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejt miratoi përmes referendumit Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë post-komuniste. Falë urtësisë politike dhe një procesi gjithëpërfshirës të udhëhequr nga i ndjeri Sabri Godo dhe zoti Arben Imami, si dhe në bashkëpunim të shkëlqyer me Komisionin e Venecias, u zhvillua një debat dinjitoz kushtetues dhe një referendum shembullor, duke na dhuruar Kushtetutën më demokratike që ka patur Shqipëria deri më sot.  Populli vendosi se sovraniteti i Republikës së Shqipërisë i përket vetëm atij, ushtruar nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti përmes referendumit.

Populli vendosi se sovraniteti ushtrohet nga përfaqësuesit që dalin prej zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shprehur përmes votës vetjake, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë. Populli vendosi se sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancën ndërmjet tre pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Populli Shqiptar përcaktoi se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut duhet të ishin të pandara, të patjetërsueshme dhe të padhunueshme, duke vendosur respektimin e tyre në themel të të gjithë rendit juridik dhe kushtetues. E projektuar për të hedhur themelet e një shteti që garanton liritë dhe të drejtat themelore të individit, të ndarjes dhe jo uzurpimit të pushteteve, të ruajtjes së sovranitetit dhe ndërtimit të të ardhmes europiane dhe euroatlantike të vendit, Kushtetuta e ‘98-ës mundësoi rivendosjen e paqes sociale dhe rotacionin normal politik në vend. 

Kjo Kushtetutë që ende gëzon respektin, nderimin dhe nostalgjinë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fatkeqësisht u zhbë brenda natës në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e partive e vitit 2008. Si pasojë e kësaj marrëveshjeje, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk përfaqësojnë më vullnetin e drejtpërdrejtë të popullit dhe të qytetarëve shqiptarë, por vetëm vullnetin e Kryetarëve të Partive. Ndryshimet thelbësore që u bënë në Kushtetutë në vitin 2016 kanë nxjerrë sot në pah dhe tri probleme të tjera akute, të cilat, për të qenë të vërtetë, u paralajmëruan se do të ndodhnin. 

Së pari, Kushtetuta, nga dokumenti themeltar i shtetit që lartëson parimet, u kthye në një rregullore me data dhe afate, të cilat për fat të keq janë shkelur që të gjitha. Ky tejkalim afatesh ka shkaktuar një kaos kushtetues dhe ligjor që po çon nëparalizimin dhe destabilizimin e të gjithë sistemit të drejtësisë në vend.

Së dyti, siç Komisioni i Venecias pati paralajmëruar, zbatimi i këtij procesi drastik dhe të pashembullt, do të duhej të ishte i kujdesshëm, gradual duke patur parasysh burimet njerëzore në dispozicion. 

Qëllimi i reformës nuk ishte falimentimi i sistemit gjyqësor, por reformimi i thellë i tij dhe rritja e besueshmërisë së qytetarëve te drejtësia shqiptare. Organet e reja të gjyqësorit do të duhet të kenë në radhët e tyre një trupë profesionistësh me integritet dhe jo thjesht disa emra që duhet të mbushin vakancat që po kolapsojnë të gjithë sistemin e drejtësisë. 

Së treti, përsëri paralajmëruar nga Komisioni i Venecias, zbatimi i ndryshimeve kaq të thella kushtetuese do të duhej të zbatohej duke ruajtur frymën e bashkëpunimit, për të siguruar që institucionet e reja të drejtësisë të mos kapeshin nga forca politike në pushtet. Ndryshe nga çfarë këshilloi Komisioni i Venecias, zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës.

Në fakt, Komisioni i Venecias i ka thënë të gjitha, për ata që kanë veshë për ta dëgjuar dhe vullnet për ta zbatuar! Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, tashmë jemi përpara një situate edhe më dramatike, ku Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ajo që na rekomandoi Komisioni i Venecias, po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllimin e vetëm tëpërqendrimittë të gjitha pushteteve në duart e Kryeministrit aktual.

Jemi në kushtet ku qeveria nuk është llogaridhënëse ndaj askujt në Republikën e Shqipërisë;

Ku pushteti ekzekutiv është unifikuar me pushtetin legjislativ;
Ku nga Kuvendi i Shqipërisë janë dorëhequr 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës; Ku numrin kushtetues të përcaktuar qartë prej 140 deputetësh të Kuvendit ai nuk e plotëson dot më prej gati 10 muajsh;
Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, në një proces antiligjor me votime një-partiake, duke dhunuar edhe parimin kushtetues të autonomisë vendore;
Kuvendi është lënë qëllimisht për dy vite radhazi pa Gjykatë Kushtetuese dhe ku po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të krijimit të saj siç e parashikon Kushtetuta;
Kuvendi dhe qytetarët janë lënë pa Gjykatë të Lartë, si pasojë e së cilës janë mbivendosur mbi 32.000 çështje gjyqësore, që do të kërkonin të paktën 20 vite për t’i trajtuar nga sot;
-    pra me këto afate një pensionist mund të mos arrijë ta gëzojë kurrë pensionin që i takon.
Ku Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, term që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë së votuar me konsensus me 140 vota është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, për të korrur ato rezultate mahnitëse që ju i dini të gjithë;
Ku dhunohen të drejtat e qytetarëve në mënyrë arbitrare, duke u rrëmbyer pronën, shtëpitë e bizneset në mes të ditës;
Ku kanë kaluar mbi 20 ligje antikushtetuese që cenojnë hapur interesin publik;
Ku qeveria për të pasuruar një kastë oligarkësh, që i shërben asaj verbërisht, ka krijuar një borxh që qytetarët shqiptarë do të duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme;
Ku fjala e lirë është zëvendësuar nga censura dhe autocensura në shërbim të propagandës;
Ku Shqipëria zhytet poshtë e më poshtë në të gjithë treguesit politikë, ekonomikë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut;
Kuvendi po shpopullohet pandalim;
Ku si rezultat i sukseseve imagjinare në Shqipëri nuk ka më asnjë investim serioz as nga ShBA, as nga Gjermania, as nga Franca, as nga Italia, e as nga Britania;
Ndaj është koha për t’i thënë NDAL këtij degradimi të shtetit dhe të atdheut tonë!
Shqipëria e ka pësuar një herë dhe është përbetuar kombëtarisht në Lëvizjen Studentore të viteve ‘90, se kurrë më Diktatura nuk do të përsëritet, as de Facto dhe as de Jure!
Unë, si President i Republikës, do të qëndroj si kryegarant i mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe do t’i kundërvihem me të gjitha forcat e mia, përpjekjeve të tilla shkatërrimtare dhe antikombëtare. 

Shqipëria nuk mund të drejtohet me Rezolutë, por vetëm me Kushtetutë! Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin më nga sytë këmbët në atdheun e tyre! Kushtetuta e Republikës është Vija e Kuqe dhe e kuqe flakë, e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të Republikës së gjithë shqiptarëve!  Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë shpresëhumbur! Presidenti do të jetë në mbrojtje të drejtpërdrejt të Lirive dhe të drejtave themelore të Popullit Shqiptar!

Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën. Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore. Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë.  Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim!  Presidenti i Republikës, do bëjë gjithçka që kjo e Drejtë të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë. Kjo është Detyra ime, për të cilën jam betuar solemnisht dhe me gjithë zemër me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe do ta mbroj, ashtu sikundër dhe jam betuar, deri në fund! Të mbrojmë sot Kushtetutën dhe përmes saj të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë! Shqipëria e Para!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Meta kërkon mbështetjen e shqiptarëve, bën përshëndetjen fashiste live në Konferencë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka mbyllur fjalimin ku kërkoi mbështetjen e shqiptarëve për zhvillimin e referendumi me fjalët "Shqipëria e Para!"

Por pavarësisht thirrjet patriotike Meta mbylli konferencën me një gjestë të pazankonte. Teksa po bënte gati të largohej, përpara se të bënte shqiponjën Meta nderoi para kamerave me përshëndetjen fashiste të Benito Musolinit.

1574446536_metaa.jpg

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grup emigrantesh usa: 23/11/2019 12:37

    30000 vota Ilir meta do ti marri nga emigrantet e New Yorkut dhe NewJersit referendumi MBARE POPULLORE do Beje kapitullimin e Rames

    Përgjigju
  • çanga: 23/11/2019 10:16

    tik tak tik tak... the final countdown.

    Përgjigju
  • Miting: 23/11/2019 10:11

    Ky e kujton presidencen si shesh mitingu? Po po, te behet nje referendum qe te pyetet populli: doni ta mbani apo jo kete president

    Përgjigju
  • : 23/11/2019 09:09

    LSI HAJDUTËRIA dhe Prasidenca janë NJÈ nga BANDAT KRIMINALE mè tè RRÈZIKSHME nè BOTË ! ! Kjo KOPE me 300-400 Kriminelë , HAJDUTÈ , NARCO - TRAFICANTË , KILLERS , duhet SHFAROSUR Sot , JO Nesër !! ISHALLA USA

    Përgjigju
  • FUCK LSI: 23/11/2019 08:53

    LSI CRIMINAL CORPORATION with 200 CRIMINALS , THIEFS and CORRUPTED PEOPLE !! All they do is STEALING ALBANIAN PEOPLE!!!

    Përgjigju
  • Ema: 23/11/2019 08:05

    O popull edi ky qe jemi qeveri parlamentare dhe jo presidenciale e vendos kuvendi jo ililri.

    Përgjigju
  • Blenard: 23/11/2019 07:54

    Like like gjethe fike ti sje presidenti keti kombi je thjesht nje hajdut qe ke pir gjakun e shqiptareve keto 25 vite !kthej parat popullit e leri llafet

    Përgjigju
  • edi: 23/11/2019 02:06

    Finally VIVA -DUCE VIVA - DUCE VIVA-DUCE

    Përgjigju
  • edi: 23/11/2019 01:41

    presidenti yne sic thote bushtra Nora Malaj ESHTE BURRE SHTETI pOR NGA ANA TJETER KA THENE SE ESHTE TREDHUR ,DHE KUR Tredhesh ,te kap Zekthi si puna e Gomorit .Oh mjere Kombi dhe Shqipetaret ,KUSH I KA qEVERISUR nJE bATAKCI kOMUNISTI QE ERDHI SI dEMOKRAT vODHI ,MASHTROI ,PENETROI DHE MASAKROI SEBASHKU me Berishen ate farse Democracy ,qe sebashku erdhen si luftetare te lirise dhe do ti sherbenit Kombit Keto Gaforre qe gervishen gjithcka ne truallin Shqipetar ,Kerkojne ne keto momente te Agonise te bejne gjithcka ,kunder te gjithe Shqipetareve ,Me preteksin se po na zaptohet Kushtetuta .Ato e dine se do terhiqen zvarre neper burgje dhe ne deboren e Akujt qe u torturuan Shqipetaret ne Rregjimin Enverist ,ku sherbente Berisha dhe Meta ,KU DAJUA I TIJE kRIMINELI SULO-GRADECI ,VRISTE E PRISTE sHQIPETARET E PAFAJSHEN QE TE PLOTESONTE HISTERINE E KENAQESINE E SATRAPIT Enver

    Përgjigju
  • Nano: 23/11/2019 00:49

    fsha fsha meta

    Përgjigju
  • Lilo leshi: 23/11/2019 00:09

    Bobo lumadhi. Qenka rende. Ka doktor per mendjen ne Shqiperi??

    Përgjigju
  • Ptuuuuuuuuu: 23/11/2019 00:07

    Sieg Heil Like,a te Justin kockat o horr hajdut bashke me Ramen Saliun Bashen dhe Moniken se nje bande jeni

    Përgjigju
  • LSI: 23/11/2019 00:04

    JEP doreheqjen qen,,,hajdut,kriminel,,,njeriu me I urryer ne shqiperi bashke me saliun,,,te eshte vene mbrapa amerika me buke ne traste ,,,nuk keni shpetim,,,,keni hyre ne daren e amerikaneve…….

    Përgjigju
  • Usa: 22/11/2019 23:27

    Hajdut , mashtrues ne burg e ke vendin,Ben doreheqje, Tani Po te vjen Dita te japesh llogari,Nuk e genjen dot popullin,ty populli te urren,se je nje hajdut dhe qe Po e fut shqiperine ne nje krize, do marrim fryme kur te shohim prapa hekurave, dhe Jo vetem ty,po te gjithe te korruptuarit,ka njerez te ndershem qe e meritojne,koha juaj ka mbaruar.

    Përgjigju
  • Likja nga Skrapari RREZIK KOMBÈTAR !! Ardheu nè RREZIK nga BANDA LSI: 22/11/2019 22:59

    Like MAFIA ! Like HAJDUTI. ! Like BANDITI ! Like KRYEKUSARI ! Like KRYETRADHTARI ! Like PLEHRA ! Like FUNDÈRRINA ! Like KRYEKRRIMINELI ! Like ZUZARI dorèzohu sa Nuk èshtè vonè , sepse do Pèrfundosh si Çauçesku nè Rumani !!! VDEKJE KOPESÈ LSI dhe HAJDUTÈVE tè kèsaj BANDE CRIMINAL

    Përgjigju
  • Dritan S.: 22/11/2019 22:15

    Në mënyrë metaforike, avioni i Metës humbi motorët dhe rrëshqiti në oqean! Ai përballet me atë stres tani! Actiondo veprim i tij është një dëshmi e këtij tensioni të lartë! Shpresoj se do të gaboj duke e thënë këtë!

    Përgjigju
  • Luaki: 22/11/2019 22:02

    Meta ik meta ik uuuurrraa referendum do ket permbajtje meta ik

    Përgjigju
  • zeri: 22/11/2019 21:44

    ike mullah ike si qën

    Përgjigju
  • London: 22/11/2019 21:36

    He edhe ju te komeneteve deri dje e lavdonit si Edin tani nje m.t jane te gjithe prandaj me shume se gjysma e Shqipetareve iken nga vendi keshtu mos u hiqni shume te mencur ne krah te Partise

    Përgjigju
  • : 22/11/2019 20:50

    Shko n skrapar ene boj 50mij vots

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/11/2019 20:47

    Shiqojanivlike floririt përshëndetjen e Adolfit !

    Përgjigju
  • Aristidhi: 22/11/2019 20:38

    PARA SE TE BESH REFERENDUMIN NESE TE DO POPULLI SI PRESIDENT PO OSE JO,,,SHKO DHE BLI NJE REVOLE,,TA KESH,,QE KUR TE VIJNE PER TE TE ARRESTUAR TE QELLOSH POLICET,;POR PLUMBIN E FUNDIT MOS E HUMB,,AI TE DUHET PER TU BERE HERO SI ALENDE....

    Përgjigju
  • Viola: 22/11/2019 20:33

    PO ILIR DUAM REFERENDUM ,,,DHE TE KETE SI PYETJE A E DO POPULLI ILIR METEN SI PRESIDENT PO OSE JO.......

    Përgjigju
  • Hakmarrje popullore: 22/11/2019 20:25

    Dil e tregoi popullit sa i ndershem je o ilir meta para se ti kerkosh referendume. Je i korruptuar deri ne palce

    Përgjigju
  • Lsi: 22/11/2019 20:08

    Esht i vetmi politikan qe ka veshur panolinat nga reforma ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 22/11/2019 20:06

    Si qauqesku do perfundosh o neveri

    Përgjigju
  • Lol: 22/11/2019 19:58

    Ilir do arratiset nga shqiperia bashk me monen. Do kerkojn azil politik

    Përgjigju
  • Likja: 22/11/2019 19:50

    Habemus Rex! Ilir Meta!

    Përgjigju
  • durresi: 22/11/2019 19:45

    ky eshte momenti i popullit Shqiptar, i popullit jo i militanteve. te cohemi te gjith aty perpara tek presidenca dhe te kerkojme dorheqjen e ketij palo president. keshtu do fillojne te gjithe te na kene frike se ne jemi sovrani dhe ne duam europen ketu, COHU popull te kerkojme dorheqjen dhe ta cojme tek drejtesia, dhe keshtu te gjithe pa perjashtim partiake, aty shohim drejtesin. se deri dje kemi kerkuar burgun per keto hajduter. e pra popull shqiptar ky eshte momenti te dalim te gjithe dhe te kerkojme DOREHEQJEN e palo president hajdut dhe keshtu me rralle

    Përgjigju
    • Faik Konica: 22/11/2019 20:08

      Ide e shkelqyer! Duhet te ike ky intrigant nje dite e me pare.

  • sifi: 22/11/2019 19:44

    Referendumi qe kerkon Meta duhet te realizohet me te vetmen pyetje ;A duhet te jete me president Meta ? Ka ardhur koha qe kushtetuta te ndryshoj ,per dy gjera themelore ,per b ndryshimin e sistemit zgjedhor si baza e demokracise, dhe zgjedhja e presidentit nga populli.Shikoni historine e presidenteve te dale nga pazaret politike .Vetem Moisiu do mbahet mend si gardian i Kushtetutes dhe perfaqesues i vertete i unitetit kpmbetar Te tjeret me rradhe ti gjykoje historia per detyren e kryer

    Përgjigju
  • toni: 22/11/2019 19:44

    lavdi udheheqsit tone I META,poshte imperializmi amerikan

    Përgjigju
  • Kakrruk: 22/11/2019 19:44

    Minuta 10:35. Rroftë Duçe! Ky ka lajthit. Hahahahahahaha! Ky përfundimisht Ilir Hajdut Flori ka marrë ferrat... Shkarkojeni more se la nam! Bëni gati qenin e policisë, që në rast se humbet ta kërkojnë në ndonjë guvë....

    Përgjigju
  • llumi: 22/11/2019 19:31

    500 mije euro operacione plastike ka Mona nen lekure, 6 milion dollare more ne dore nga libanezi i fabrikes se cimentos ne 2002, prandaj te hoqi hajduti tjeter Nano, 70 milion euro ke te fshehura ne Europe, vile ne Monte Karlo, vile ne Beograd, vila ne Amerike, gurore ne Tomor, hotele ne bregdet, fabrika e Miellit ne Tr, kullat tek shkolla pedagogjike, vila ne Lalz me 13 banjo, tre femijet ne Londer, floririn e Krrabes, privatizimet e viteve 2000, 700 mije euroshi i hengri koken hajdutit Prifti, ty te nxori te lare, po kush ti ha keto dokrra me shqiponja more plaçkites ordiner? I harrove votimet e 2001? Si i mbushje kutite? Po votat e blera? Si ishte puna e atij gjyqtarit we hodhet ne ere per Lalzin?

    Përgjigju
  • Vani: 22/11/2019 19:29

    Like KOLERA je Shembulli mè I URRYER , sepse je HAJDUT ORDINER !!! Likja nga Skrapari , HAJDUTI ME DAMKÈ BOTÈRORE FLET pèr Referendum ?!?!?!?! Provoje O Like KOKÈBRESHKA dhe do ta Shikosh se cfarè mendojnè Shqiptarèt pèr “SHPKnè” tènde dhe ÇETÈN tuaj tè HIENAVE dhe NEPÈRKAVE me 200-300 KRYEHAJDUTÈT e tu , qè kanè marrè ARRATINÈ nga FRRIKA , dhe tè kanè lène ty HALE , si QEN tè vetèm !!!! Gjithè Haxhinastot , Naçot dhe PALAÇOT E KRRIMIT TÈ ORGANIZUAR dhe HAJDUTÈT e ZYRAVE tè Shtetit janè Zhdukur si ZOGJTÈ e KORBIT !!!

    Përgjigju
  • toni: 22/11/2019 19:29

    ore ku ka humbur mona???apo ajo ka zjedhur ameriken dhe ka len liken

    Përgjigju
  • Zefi: 22/11/2019 19:16

    O Kokrra e HAJDUTIT fole pèrsèri ?!?!?!? Deri dje nxirje atè MASKARAIN Petrit Vasilin me “Fletè Rrufe” nè dorè , por si duket Petritit tè ZI tè LSI HAJDUTÈRISÈ NUK ja mban nga USA dhe po del ti tashti qè tè mbrosh GJÈNÈ e VJEDHUR !!!!??! Petriti i ZI Vasili thonè qè i ka mbushur “POTURRET” Plot me M.t , dhe po Ndèrron BEBELINAT cdo 30 Minuta nga FRIKA e BURGUT dhe SEKUHESTRIMIT tè SIGURT tè GJÈSÈ sè VJEDHUR !!! VDEKJE e LSI CRIMINAL Party !!! VDEKJE LSI RROSPIES!! GOD BLESS USA !!

    Përgjigju
    • Fredi: 22/11/2019 22:00

      Dole ti moj myzeqarja pulë komërrjepur ?

  • ERP: 22/11/2019 19:12

    Shqiptaret te marrin fatin ne dore, dmth te bjene rremuje!! Per cfare?! Per te shpetuar ty nga burgu?!! Tik tak plehre!!!

    Përgjigju
  • nik: 22/11/2019 19:09

    te henen formohet SPAKU... Ilir Meta si nje lepur ne kurth. Shqiptaret nuk jan budallejn.

    Përgjigju
  • lol: 22/11/2019 19:09

    nuk po kuptoj referendum per çfare? me duket se floriri lajthiti fare

    Përgjigju
    • Gol: 23/11/2019 04:46

      Referendum per cfare??? E pse duhet tan dime? Ne do hedhim firmat dhe zoti president do na I bej surprise. Kjo eshte demokraci evertete. Dashkeni te dini ju per cfare firmosni. E di partia me shokun Ilir ne krye. Hajt te na rroj Munika.

  • Pyka: 22/11/2019 19:09

    Ky eshte mashtrues dhe rrugaç!Ky nuk ka turp!E kuptoni tani apo jo,ky po shpëton Shqipërine!hahahaha!Por është dhe per të qarë!Ndjehem i dëshpëuar dhe i pafuqishëm kur dëgjoj këtë vagabond dhe na shitet për të fortë.Na bën dhe shqiponjën në fund,si drogaxhinjtë në burgje!Pis!Pis!

    Përgjigju
  • Tirona: 22/11/2019 19:08

    Ik o Like se u fike fare .Ctu desh me SHBAte more klluf ata te presin gjuhen.Reci po te pret o toc te vila 13 do bosh referendum me Salen pa merak.

    Përgjigju
  • lol: 22/11/2019 19:05

    mu duk sikur ne fund te vidjojs pershendetit me simbol fashist... esht e vertet?

    Përgjigju
    • sakte: 22/11/2019 19:50

      po ashtu ish, pershendetje fashiste

    • Shqiptari: 22/11/2019 19:20

      E pashë unë me vëmendje dhe mu duk sikur bëri pershendetjen e Hitlerit

    • Ardi: 22/11/2019 19:17

      Je i saktë. Ashtu ishte dhe pse si idiot që është se kuptoi që ajo është përshëndetje fashiste.

  • Bentirona: 22/11/2019 19:04

    Pa dashur te bej polemika,por Presidenti ka dale jashte pentagramit komplet

    Përgjigju
  • Koli: 22/11/2019 18:59

    Foli hajduti qe vendi u vodh, ky eshte kokrra e legenit, hipokrit dhe maskara.

    Përgjigju
  • o tej: 22/11/2019 17:27

    Avash se na kepute barkun me konferenca po te vjen ngordhja

    Përgjigju
  • Popull: 22/11/2019 16:44

    Ore po me ato videot ca u be?

    Përgjigju
    • Meta: 22/11/2019 19:14

      Videot javes tjeter qe te kemi cte flasim tere fundjaven

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje