Meta para protestuesve: Skenari i Ramës, asgjësimi i demokracisë! Mos prisni t'u vënë traun si në derë të shtëpisë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur para protestuesve të mbledhur pranë Kuvendit duke i thënë që të mos pranojnë që kjo qeveri t’i vendosë traun kudo e t’i marrë lekë sa herë dalin e hyjnë. Meta tha se është i bindur që shumë shpejt në Kuvend do të dëgjohet fjala e lirë ndërsa akuzoi Ramën se ka synim të asgjësojë demokracinë.

“Asgjësimi i demoracisë është skenari i Edi Ramës. Përmendi traun doktori. E kanë shumë qejf traun, e duan traun kudo, e vunë edhe në Divjakë. U bëj thirrje të gjithëve që na dëgjojnë, mos prisni t’ua vëjnë traun nëdhe  derë të shtëpisë e t’u marrin lekë edhe kur dilni e hyni. Jam i bindur se në këtë mënyrë të qëndrueshme, të vendosur, paqësore, demokratike, shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të dëgjohet fjala e lirë dhe drejtësia s’do jetë më në xhepin e Edi Ramës.

Ndërkohë që plaçkitin ditën me diell portin e Durrësit dhe e çojnë kilometrin më shtrenjtë se vendet e BE, prandaj pedagogët i kanë rrogat sa gjysmat e kolegëve në Kosovë e rajon, prandaj mësuesit i kanë pagat sa 40% në Malin e Zi, prandaj nuk ka ndihma për prindërit. Prandaj në statistikat e Britanisë së Madhe nuk shihni që në krye të atyre që kalojnë La Manshit të ketë nga Mali i Zi, Serbia e Maqedonia, ka nga Shqipëria, Afganistani dhe Siria.

Nuk ka lënë fjalë më banale më të papranueshme. S’ka lënë fyerje pa bërë ndaj zonjave ndaj grave ndaj deputetëve. Të gjithë kemi solidaritet me deputetët e vërtetë opozitare. Njëkohësisht edhe me PD-në. Nuk kemi në diskutim çështjen e PD-së! Kemi një kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën më të fortë të dinjitetit njerëzor dhe atij kombëtar! Të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi.”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, Report Tv sjell pamjet me dron! Berisha: Në 2 mars, Ramës i shkojmë në Surrel nëse nuk vjen në parlament! Meta: Do rivendosim llogaridhënien


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen