Meta për raportin e OKB: Shqipëria, vendi me rritjen më të madhe të emigracionit në 2020! Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre

Meta për raportin e OKB: Shqipëria, vendi me rritjen më të madhe të emigracionit në 2020! Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, sa i përket emigracionit për vitin 2020.

Duke iu referuar raportit Meta thekson se që Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë. Për presidentin shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit tonë.

"Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit. Një tjetër raport, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, bën me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë", shkruan Meta.

Duke iu referuar raportit, Meta thotë se në vitin 2020, mesatarja e të larguarave ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë. Ndër të tjera, presidenti thotë se “duhet të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre”.

"Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë.

Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve. Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve", vijon Meta.

Në raportin e publikuar nga revista monitor thuhet se në vitin 2020 ishte mbi 550 për 100 mijë banorë për Shqipërinë, një tendencë dukshëm në rritje në raport me vitin 2015 kur janë krahasuar të njëjtat shifra dhe treguesi ishte rreth 350 për 100 mijë banorë. Ky tregues është përpiluar nga UNHCR, Agjencia e KB për Refugjatët, dhe sipas raportit përdor të dhëna për nivelet e refugjatëve që janë mbledhur në mënyrë rutinore nga UNHCR përmes Rishikimit të saj vjetor të Statistikave të Popullsisë (PSR), duke përfshirë të dhëna në nivel vendi nga sistemet administrative të azilit dhe bazat e të dhënave direkte të regjistrimit të refugjatëve.

Pas Shqipërisë ndodhet Turqia e cila ka pasur një rritje të shtetasve që lënë vendin në raport me popullsinë totale në vitin 2020 kur krahasimi bëhet me 5 vite më parë. Por pavarësisht tendencës së ngjashme Turqia ka vetëm 100 refugjatë për 100 mijë banorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/03/2021 23:47

    Po shqiponjat do te kthehen sapo te sigurojne para, per nje vend folezimi si te ish fusha e aviacionit,per nje fole si ato te gjiri i Lalzit,apo per nje shkolle speciale per zogjte e tyre,si ato ne Londer.

    Përgjigju
  • GOLI: 16/03/2021 17:03

    Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre- E THËNË ME VËND. ...E ORE ÇUN,TI Ç'PATE QE KËRCEVE SI NJË LARASKE!?

    Përgjigju
  • Canada: 16/03/2021 14:25

    Kur te ikesh ti bashke me shoket e tu kriminele nga Shqiperia qe rrini si gangstera ne parlament, atehere do kthehemi ne.

    Përgjigju
  • Lali Eri: 16/03/2021 14:23

    Jane Shqiponjt qe iken nga ju ne keç qeverisjen PS+LSI!jane larguar nga ju qe i punesonit dhe mirrshit gjysmen e rroges ketyre qe i punesuat sezonalisht sa per vota o presidenti me i keç i gjith historise te Shqiperise.

    Përgjigju
    • Toni: 16/03/2021 21:20

      O “lali eri” i Saliut,mos harrove që ky “presidenti” ka bashkëqevisur me axhën tënde Sali Gërdalla për 8 vjet? Pse i përmend vetëm 3 vjetët që qeverisi me PS-në? Ke pësuar amnezi Lulushiane më duket... Sa për lëvizjen e shqiptarëve,po nuk ndryshoi mentaliteti fatalist i shqiptarëve që e quajnë veten laraska,emigracioni ska për tu rreshtur asnjëherë! Me hajduta si Meta,vrasës si Saliu,gjumashë si Luli,vështirë e ka Rama ta kthejë Shqipërinë në normalitet! Këta opozitarët e qelbur janë bërë si ata mafiozët që të vrasin natën dhe të qajnë ditën dhe sikur mos t’iu mjaftojë kjo,fajin ja hedhin familjes së viktimës!

  • Vlora: 16/03/2021 14:06

    Shko mor laraske

    Përgjigju
  • Tutu: 16/03/2021 13:40

    O president injorant ... levizja e lire eshte fenomen i zhvillimit te nje kombi.... juve ju tremb se po pakesohet krahu i punes per nje cope buke i atyre qe punojne ne pronat tuaja te fituara me hajdutlleqe...kjo levizje do ti ngreje koston krahut te punes... por kjo u sjell pakesimin e te ardhurave ju agallareve te politikes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë