Meta si ‘prokuror’, hap portal në Presidencë: Denonconi te unë presionet për zgjedhjet

Meta si ‘prokuror’, hap portal në Presidencë: Denonconi te unë presionet për zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta njofton hapjen e një portal në presidencë ku qytetarët mund të denoncojnë presionet që u bëhen për zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë atributet e prokurorisë. Në një kohë ku opozita ka akuzuar se po ndryshohen qendrat e votimit, mazhoranca e mohon, kreu i shtetit u është drejtuar me një thirrje qytetarëve. Ai shprehet se të gjithë duhet të kontrollojnë tani qendrën e tyre të votimit dhe të rinovojnë kartën e identitetit.

"U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë! Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet", shkruan Meta. 

Përplasjet mes Presidencës dhe Mazhorancës kanë qenë të ashpra, të agravuara më tepër me afrimin e datës së zgjedhjeve. kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se lëvizë pa protokoll duke zhvilluar takime natën, për të bërë fushatë për LSI-në. në përgjigje të këtyre akuzave, Meta tha se i zhvillon këto takime pasi janë ata vetë qytetarët që i kërkojnë për shkak se "janë braktisur nga qeveria".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/02/2021 01:36

    //Qytetarin dixhital// e kemi,tani do te kemi dhe //Presidentin dixhital//!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja