Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot drejtues të Kolegjit turk "Turgut Ozal" dhe një  grup nxënësish nga vendet e ndryshme të botës.
Vizita u zhvillua në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që do të mbahet më datën 4 prill 2015 në Tiranë.
Përfaqësuesit e kolegjit turk, që është edhe një nga organizatorët e këtij eventi,  e njohën  z. Meta me aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e Festivalit, që do të paraprihet nga ekspozita dhe panairi, si dhe pjesëmarrjen e gjerë nga shumë vende të botës.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi nismën e organizatorëve për të zhvilluar në vendin tonë edicionin e 13-të të këtij eventi dhe rëndësinë që kanë aktivitete të tilla. /atsh/