TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili tha se gjatë qeverisje së tij janë rritur pagat.
Për kreun e shtetit, i cili edhe sot është "zhveshur" nga posti që mban, duke veshur "kostumin" e një opozitari, Rama ose nuk njeh ekonominë ose gënjen, duke sjellë shifra të kundërta me atë që ka publikuar kreu i qeverisë. Meta vijon duke thënë se pagat janë rritur 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013 kur në pushtet ishte Sali Berisha, "dashuria e tij e hershme", krahasuar me periudhën 2013-2020.
"Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeministri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë ose një rritje 56%. I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen.
Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave. Zoti Kryeministër, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror në vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarisht 11.6%.
Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%. Pra si shikohet pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020. Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale", shkruan Meta.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
36.8%
Vota total: 125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
Ik o Burr kurve.. ngele njehere andej,njehere ketej.. ptu tu shofte rraca..
Përgjigju