Në kuadër të vizitës në Gjermani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar këtë të diel me komisionet parlamentare të çështjeve evropiane e ndërkombëtare dhe komisionit të ekonomisë së Landit të Westfalisë së Renit të Veriut.
Procesi I integrimit evropian, situata e sigurisë në rajon dhe evropë, kriza e refugjatëve dhe fushat e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, veçanërisht në fushën e teknologjisë, energjisë dhe arsimit profesional ishin disa nga çështjet e diskutuara gjatë këtyre takimeve.
Sipas Metës, janë reformat që ka ndërmarrë qeveria, veçanërisht ajo e drejtësisë, që do do të krijojnë një klimë më të sigurt juridike për investimet e huaja dhe ftoi kompanitë e Landit të investojnë në Shqipëri, si një vend që ofron mundësi të mëdha.
Nga ana tjetër kryetari i komisionit për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare në Parlamentin e Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, Nicolaus Kern tha pas takimit se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët, sidomos në sektorin energjetik, ku mund të përfitojë shumë nga përvoja që ka Gjermania në këtë sektor. Sipas Kërn disa kompani gjermane janë të interesuara për të bashkëpunuar në sektorin energjetik.
“E pritëm me shumë kënaqësi vizitën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta. Ne patëm shkëmbime mendimesh lidhur me shanset që ekzistojnë për të bashkëpunuar midis dy vendeve dhe është e qartë se të dy vendet kanë anët e tyre të forta. Natyrisht Shqipëria është një vend i bukur dhe ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, por punët janë me perspektiva është mirë edhe në drejtim të sektorit energjetik. Dhe përsa i përket Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, ne kemi një përvojë të mirë në sektorin energjetik dhe kjo është diçka pozitive. Ne jemi një Land ku prodhimi i energjisë nëpërmjet qymyrit luan një rol të rëndësishëm, por për momentin po krijojmë një ndryshim strukturor në këtë sektor, duke u përpjekur të gjejmë mundësi alternative për përfitimin e energjisë. Mendoj se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga përvoja që ka Landi ynë në këtë sektor. Ne kemi shumë kompani që janë ndër më të mirat sa i përket sektorit energjetik dhe dëshirojmë një bashkëpunim të Shqipërisë me këto kompani në të ardhmen”, - tha Nicolaus Kern, i cili u shpreh i gatshëm për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Me rastin e ditëve të nëntorit shqiptar në Dyseldorf, Meta ka marrë pjesë dhe në koncertin festiv me rreth 450 të ftuar. Meta shoqërohej nga ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Konsullja e Nderit, Anduena Stephan. Vizita e Metës në Gjermani për festat e nëntorit është vlerësuar nga Konsullja e Nderit, Anduena Stephan.
“28 nëntori është festa e të gjithës shqiptarëve. Për ne këtu në Gjermani dhe për diasporën ishte një përvjetor shumë i veçantë sepse mes nesh patëm edhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta. Tepër i veçantë ishte koncerti i madh festiv që u bë në praninë e më shumë se 450 të ftuarve në qytetin e Dyseldorfit në një sallë jashtëzakonisht të veçantë që mban dhe emrin e një nga kompozitorëve më të shquar të Landit tonë, Robert Schuman dhe në të cilën u shpalosën vlerat e kulturës shqiptare si dhe asaj simfonike, baletit kontemporan, të muzikës iso-polifonike dhe asaj qytetare shqiptare. Ishte një event që nga publiku gjerman është mirëpritur jashtëzakonisht pozitivisht. U ndje fort nevoja që aktivitete të këtij lloji të shtohen”, tha Konsullja e Nderit, Anduena Stephan.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com