'Me lista të hapura Rama s’del deputet'/ Meta: Po humbasim miliona lekë në Arbitrazh për faj të tij! Kryeministri: E pavërtetë! Po punojmë për t’i zmbrapsur këto vendime

TIRANË- Me mesazhe të drejtpërdrejta për kryeministrin u shfaq këtë të premte në daljen e tij publike presidenti Ilir Meta i cili kërcënoi  Edi Ramën se do të mbajë përgjegjësi nëse ndryshimet e njëanshme thellojnë më tej krizën politikën.

 “Nëse shkelet 5 qershori, përgjegjësia do i mbetet atij apo atyre që do e shkelin. Sepse do e konsideroja atentat kundër të ardhmes europiane dhe demokracisë, dhe përpjekje për të instaluar përfundimisht një grusht shteti që s’do pranohet me çdo lloj çmimi nga Presidenti. Ne s’mund të lejojmë instalimin e një grusht shteti, do bëhet shembull për gjithë botën. Çdo shqiptar jo vetëm me votë, ja liri a vdekje, dhe me çdo tjetër do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues", tha Meta.

Për Metën ka dy arsye përse Rama nuk i hap listat.

“Unë ju siguroj që ai nuk e bën këtë gjë, ishte mashtrim për të prishur 5 qershorin, i dëshpëruar që e firmosi opozita marrëveshjen Rama bëri këtë lëvizje. Ai nuk i do listat e hapura se i del nga kontrolli PS dhe nuk fiton në asnjë qark.” u shpreh Meta.

Kreu i shtetit refuzoi përfshirjen në fushatën e parakohshme elektorale krah opozitës jashtëparlamentare duke i justifikuar thirrjet e tij të fundit si një reagim ndaj qeverisjes së një sekti me krimin.

“Unë edhe pse jam President i Republikës në bindjet e mia jam socialist siç kam qenë në ‘91 dhe ‘92. Pavarësisht se jam President tani e më duhet të respektoj kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra (ndryshimet kushtetuese për kodin zgjedhor), por një sekt që ka shfarosur çdo gjë të mirë që PS ka bërë në këto vite. Një sekt që do të zërë për gryke PS dhe socialistët, i sponsorizuar sigurisht. Socialistët nuk i solli në pushtet Rama, ai solli bandat. Kanë qenë socialistët që e morën Ramën nga refugjat dhe e bënë ministër, si dhe e mbajtën për 25 vjet, shtoi Meta.

Katastrofë financiare parashikoi kreu i shtetit për sa i përket humbjen e gjyqeve të qeverisë në Arbitrrazh.

" Shqipëri ka një detyrim mbi 99 mln euro, ndërsa kostoja ka vlerë për mbi 300 mijë euro. Nga sa është bërë publike, vendimi i arbitrazhit e evidenton qartë vendimet arbitrare të Shqipërisë, deklaratat e Ramës kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës në dëm të Shqipërisë. Shteti shqiptar nuk mund të vazhdojë të marrë borxhe pa fund dhe të rrëzohet për shkak të borxheve", tha Meta.

Vetëm pak minuta më vonë Rama iu  përgjigj Metës nga mbledhja që pati mes dy qeverive, Kosovë- Shqipëri. "Në emër të fakteve, kjo nuk është për akuzuesin. Nuk kemi asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne të kemi humbur. Kemi skuadra të përbashkëta që punojnë për t'i zmbrapsur këto vendime që janë paraprake. Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha. Kemi fituar arbitrazhe por nuk kemi humbur asnjë arbitrazh deri tani. Vazhdojmë përpjekjet në rrugë legale. Ka një rregull të artë dhe ligjërisht të detyrueshëm për çdo shtet që nuk duhet të bëjë koment pë rsa kohë vendimi nuk është i formës vendimtare. Pasi çdo koment konsiderohet shkelje e procesit" - tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Meta: Rama me lista të hapura s’del deputet në asnjë qark të Shqipërisë dhe duhet të pranojë humbjen me dinjitet

1601634194_meta3.jpg

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka akuzuar shefin e qeverisë për një sërë çështjesh të cilat sipas tij janë skandale që po dëmtojnë shtetin ligjor dhe qytetarët.

Meta tha se “Rama nuk i do listat e hapura sepse humbet partinë. Le ta vendosë veten në 4 qarqe dhe nuk ka për të dalë dot deputet. Ta pranojë humbjen me dinjitet” 

Ora 13:23
Meta: Rritja e borxhit mund të sjellë falimentimin ekonomik! Ka lojë të dyfishtë nga zyrtarë të lartë të shtetit

Në konferencën për mediat, Presidenti Ilir Meta u shpreh se rritja e borxhit të Shqipërisë rrezikon dhe falimentimin ekonomik. Gjithashtu ai ka shprehur shqetësimin e një loje të dyfishtë nga zyrtarë të qeverisë.

"I urojmë të shkuara Trump dhe bashkëshortes së tij. Nuk jam ekspert për tu përfshirë në çështje brenda Amerikës apo Europës. Jam këtu si kryetar i shtetit për të paralajmëruar për veprimtari kriminale të organizuar që shkatërron financat publike të shtetit por dhe të ardhurat e çdo familje. Rritja e borxhit që askush nuk e llogarit dot sot dhe gjithë këto parashikime të zymta nga institucionet ndërkombëtare. Krizës politike tërësisht artificiale. Mund të sjellë një falimentim ekonomik dhe financiar. Shqetësimi im është se janë shumë çështje të cilat mund të penalizojnë Shqipëri me shifra milarda eurosh dhe dollarë. Shqetësimi im është se ka një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë. Përfitojnë dhe nga kompania e cila merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit të cilit i zgjidhet kontrata, por njëkohësisht këta zyrtarë të korruptuar bashkëpunojnë edhe me investitorin që humbet kontratën me arbitrazh duke mos mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Ne shkojmë drejt një katastrofe financiare. Unë punoj me shkresa sepse di të ndaj atë që është shtetërore nga ajo që mund të jetë politike apo personale. Nëse dikush mendon që interesat personale do t'i vendos përpara interesave kombëtare duhet ta dijë që çdo firmë hidhet në kundërshtim me Kushtetutën me pasoja për financat e vendit mbetet dhe do mbajë përgjegjësi për veprimin e tij. Zotëria në fjalë ka komentuar pasi nuk firmos vetë, edhe në qeveri edhe në Parlament. Çdo zyrtar në këtë shtet që nga Presidenti duhet ta dijë që për çdo gjë që firmos do mbajë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë. Shqetësimi im nuk është fushata zgjedhore, por kjo situatë pa asnjë lloj përgjegjshmërie bën atë që shpopullohet. Nga Shqipëria, në 1000 mijë banorë largohen 12  persona ndërsa në Kosovë 3.3 persona" - tha Meta.

Ora 13:03
Meta me tone të ashpra: Qeveria nuk ka transparencë me Presidencën! Përgjegjësit do vihen para drejtësisë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta është shprehur me tone të ashpra ndaj qeverisë shqiptare ku tha se nuk ka asnjë transparencë me të. Gjithashtu ai tha se përgjegjësit për këtë do të vihet përpara drejtësisë.

"Nuk duhet të vihemi përpara skenareve të errët. BERZh ka bërë një parashikim të errët për Shqipërinë. I bëj thirrje qeverisë dhe avokaturës së shtetit, ashtu dhe ministrisë së financave që të bëjnë transparencë por edhe të mbajnë në konsideratë që po shoh në mënyrë strikte. Shteti nuk mund të vazhdojë të marrë borxhe pafund e më pas të rrëzohet. Kur avokatura guxon dhe nuk i kthen përgjigje kreut të shtetit jo vetëm që ka shkelje direkte të LKushtetutës por kjo mëbyrë sjellje tregon qartë se po fsheh një akt kriminal dhe për këtë do mbajë përgjejgësi individuale dcdo person që nuk jep infor të kërkuar por dhe ai që ka urdhëruar mosdhënien e tij. Kushtetuta përcakton qartë se të gjithë drejtuesit e institucioneve janë të detyruar të japin informacion dhe të dhëna me shkrim për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre përpara kreut të shtetit. Kushdo që shkel këtë detyrim do të duhet të përballet me ligjin dhe askush nuk mund ta mbrojë" - tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/10/2020 00:07

    O Like vroma, a kujton se ju ka mund PS ne dy zgjedhjet e fundit? Une them se populli ia dhene voten Rames si person dhe jo partise. Kete e di dhe ti, sikurse edhe Luli.

    Përgjigju
  • meri: 02/10/2020 23:11

    Per fat dhe per zgjedhjen time,kam nji tjeter President te Nderuar.Kete soj president,nuk do t'a pranoja as per administrator pallati.

    Përgjigju
  • Endri: 02/10/2020 15:46

    Sa te te fusim ne burg ty dhe ca te tjere dhe me asetet qe do u konfiskohen ju mbushet gropa menjehere o hajdut

    Përgjigju
  • Nandi: 02/10/2020 15:39

    O miss Cepani, po ske faj ti se kur ste fusin ne burg keta legenat e drejtesise normal do flasesh keshtu, te duket vetja i paprekshem, po lere presidencen dhe kandido perballe ketij te gjatit te shofi dhe populli kush eshte burre shteti dhe kush legen shteti, se na ze fryka me hap TV se vetem turijt e tu dhe atij te gjatit dalin, na hapet barkun, kukumjacke njeri,kukuvajke tjetri, mjete kt popull kur do shpetoj.

    Përgjigju
  • spak: 02/10/2020 15:31

    erdhi nga pushimet e Durrsit ky hajduti I shqiptarve.

    Përgjigju
  • eka: 02/10/2020 14:45

    po del ti me lista te hapura dhe ajo mostra qe ke per grua. Te dalte mendja

    Përgjigju
    • Kacidhe: 02/10/2020 17:41

      Mona del se e shtrin mire kabllin

  • UKU MOMLIT: 02/10/2020 14:42

    Ti mutmuti flet per dinjitet?!?!?! Je fuksionari kryesor i shtetit me i padinjitet dhe mbetje bioligjike qe kundermon grahme te neveritshme prej 30 vjetesh ngado,kudo dhe ne gjithcka.

    Përgjigju
  • robi: 02/10/2020 14:25

    Humbjen ta pranoje Nafije dybeku i leshitlikes, babaxhikes femra me gojepiset e planetit dhe me e urryera ne Shqiperi qe ja 0.01% mbeshtetje ne elektorat dhe nuk hyn ne parlament. Kurse gjigandi Edi Rama qe te tmerron ty dhe Bashen dhe ju del ne enderr ka mbeshtetje te patundur mbi 65% ne popull dhe ecen krenar drejt mandatit trete. I perjetshem kujtimi Sharebajges se leshitlikes Kejdi dhembcakallja vajza e mashtruesit ordiner te qytetareve te Fierit.

    Përgjigju
  • Monka: 02/10/2020 13:38

    Pafytyresia e ketij palo presidenti kalon cdo cak,nje hajdut ordiner me bllok live del e te ben moral,boll se na eshte neveritur ky vend nga palaco njerez te kallepit tend Like e te fallxhores ordinere!

    Përgjigju
  • Liku: 02/10/2020 13:34

    Mos ki frike Ilir Meta se do falimentoje shteti se shpejt vjen BKH e te gjithe gjene e vjedhur padrejtesisht ketij vendi nga ty,nga Sali Krimineli,Lulzim Kryehajduti me shoke do ju a marre,te jesh i sigurt per kete.

    Përgjigju
    • Beni: 02/10/2020 15:01

      Vertet i beson keto perrallla me kaps e bkh ofl ppp etj

  • Taulant: 02/10/2020 13:34

    Ik o budalla ik, hiq dore nga Presidenca dhe bej politike sa te duash. Cope idioti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, shkak dyshohet mbidoza e drogës

Gjenden të vdekura dy ukrainase në Tiranë, shkak dyshohet mbidoza e drogës