Meta shtetësi për 4 ditë duke injoruar sigurinë kombëtare, shmang Ministrinë e Brendshme, manovra me ligjin e ’98

Meta shtetësi për 4 ditë duke injoruar sigurinë kombëtare, shmang Ministrinë e Brendshme, manovra me ligjin e ’98

Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një proces të dyshimtë dhe plot pikëpyetje, duke u dhënë nënshtetësisë shqiptare shtesave të huaj brenda katër ditëve, duke shmangur Ministrinë e Brendshme dhe pa kryer verifikime për elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare. Deri më sot, dekretet e Presidentit Meta për dhënie shtetësie shqiptare bazohen në ligjin për shtetësisë të vitit 1998, pasi ligji i ri për shtetësinë, i miratuar 29 korrik 2020, hyn në fuqi në mes të muajit tetor 2020, për shkak se Kuvendi u detyruar ta votonte për herë të dytë në shtator, pasi Meta e ktheu mbrapsht në gusht.

Dekretet e Presidentit Meta për dhënie shtetësie pa kaluar nga procedura e zakonshme bazohen në nenet 9 dhe 20 të ligjit të vitit 1998, që parashikojnë kushtet dhe procedurat e dhënies së shtetësisë.

Pikërisht tek neni 9 është edhe pika 7, e përdorur nga presidenti Meta, e cila parashikon që mund t’i jepet shtetësia një të huaji edhe nëse nuk i plotëson kushte të përgjithshme: “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar’’.

Por, kushti kryesor dhe i panegociueshëm në çdo rrethanë është garantimi i sigurisë kombëtare. Pika 6 që në fakt mbetet si kusht edhe në raste “dhurimi” të nënshtetësisë për merita të veçanta, ka të bëjë me sigurinë kombëtare, duke vendosur në çdo rast si kërkesë që “Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë”. Në shumë raste, Ilir Meta ka përdorur pikërisht pikën 7 të nenit 9, pra për interesin shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar, për të dhënë shtetësi pa plotësuar kushtet tjera.

Me siguri këtë pikë Meta a ka përdorur edhe për të dhënë nënshtetësi në kohë rektor 4 ditore futbollisti Winnful Essua Joseph Cobbina siç e ka denoncuar gazetari Mero Baze, duke shkaktuar reagime dhe kërcënime nga ana a Presidentit. Në fakt Meta ka shkelur pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, pikë e cila parashikon verifikimin e personit që i jepet nënshtetësia nëse përbën apo jo kërcënim për sigurinë kombëtare.

Një verifikim i tillë duhet të kalojë detyrimisht nëpërmjet Ministrinë së Brendshme, por që Meta e ka shmangur në shumë raste, por me siguri edhe në rastin e dhënies së nënshtetësisë shqiptare futbollistit afrikan, Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ka ardhur në Shqipëri në korrik të 2018. Në datën 24 shtator 2020 është bërë kërkesa nga klubi i futbollistit, dhe në datën 28 shtator 2020, Meta ka firmosur shtetësinë, duke i hapur rrugë pajisjes me pasaportë shqiptare të huajit. Çfarë kontrolli mbi figurën e futbollistit mund të realizohen në vetëm 4 ditë, për të qenë i sigurt që nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare? Dhe nëpërmjet cilit institucion e ka realizuar kontrollin, duke e ditur që Ministria e Brendshme nuk është kontaktuar nga Presidenca?

Duke përdorur pikën 7 të nenit 9 mbi “merita të veçanta” presidenti Ilir Meta ka anashkaluar totalisht procedurën e përcaktuar edhe në nenin 20 të ligjit të ’90, ku parashikohet se “Presidenti i Republikës, brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës. Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t’u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur procedurën e mësipërme”.

Meta ka përdorur paragrafin e fundit të nenit 20, duke shmangur Ministrinë e Brendshme, në dhënien e shtetësisë, por megjithatë ka shkelur pikën 6 të nenit 9, duke injoruar sigurinë kombëtare.

Ndërkaq, në 20 korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për shtetësinë. Ligji i forcon kriteret për fitimin e shtetësisë edhe në raste për “merita të veçanta’’, pasi i kalon të gjitha kompetencat edhe në këto raste Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave.

Pra me ligjin e ri, Ilir Meta e ka të vështirë të japë shtetësi të huajve, pasi është hequr hapësira e përdorur deri më sot nga Presidenti.

Në këtë kushte, në 10 gusht 2020, Meta nxori një dekret duke kthyer mbrapsht ligjin e ri për shtetësinë. Në shpjegimin e kësaj vendimmarrje, Meta thekson se ligji për shtetësinë ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare, ligji i ri është kundërshtim me kushtetutën, i heq kompetencat etj. Kuvendi rrëzoi dekretin e Metës dhe e votoi edhe një herë ligjin me të njëjtën përmbajtje në datën 24 shtator 2020, me rrëzua me 83 vota kundër, 15 pro dhe 13 abstenim. 

Pikërisht në këtë datë Meta ka marrë kërkesën dhe dhënien e shtetësisë futbollistit  Winnful Essua Joseph Cobbina, çka tregon shqetësimin për mosplotësimin e kritereve të parashikuara në ligjin ri. Ndërkaq, ligji i ri për shtetësinë nr. 113/2020, u botuar në Fletoren Zyrtare në datën 29 shtator 2020 hyn në fuqi në mes të këtij muaji. Këto janë edhe ditët e fundit që Presidenti Meta po firmos dhënie shtetësie sipas qejfit, siç e ka bere deri tani me ligjin e vjetër. 

Kërkesa për dhënien e shtetësisë

 Dekreti i Presidentit Meta për dhënien e shtetësisë futbollistit afrikan 

 

Neni 9 dhe 20 i ligjit për shtetësinë i vitit 1998

Ligji i ri, kushtet për fitimin e shtetësisë

Dekreti i Metës për kthimin e ligjit të ri për shtetësinë 

Dekreti i Metës për kthimin e ligjit të ri për shtetësinë 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • No name: 12/10/2020 00:04

    Po kan rrit nga 5 vite qe ishte e kan bere në 7 vite krejt shtetet kan ulur kriteti vetem kan rrit. A mos po marrim naj shtetesi gjermane a zvicrane po pasaport shqiptare

    Përgjigju
  • kot fare: 09/10/2020 19:58

    e pra i duhej dhene ketij ngjyravitjes shtetesia, se tashti po luhet dhe shume futboll. pale sa lek ka mare meta qe ju bie me te prere ligjeve te shtetit si atehere kur vidhte me bllok ne dore. ore ai e ka bere biznes dhe ska me asnje integritet posti presidentit, sepse dhe meta ne ikje eshte. dicka e frikshme per te gjithe keta po vjen.

    Përgjigju
  • Spak ku je?: 09/10/2020 18:51

    Ndoshte nje hetik do te ishte me vend, apo jo?

    Përgjigju
  • O tej: 09/10/2020 15:46

    President lesh dhie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë