Meta sulmon ndërkombëtarët: U thonë shqiptarëve se 'gomari fluturon' (VIDEO)

Kreu i shtetit i drejtoi një mesazh shqiptarëve: më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Ai tha se nuk duhet dëgjuar askush që thotë se gara elektorale në vendoret e 30 qershorit ishte e ligjshme. Nuk duhen dëgjuar as ndërkombëtarët, siç ai u shpreh, duke i sulmuar diplomatët e huaj se nuk mund tu thonë shqiptarëve se "gomari fluturon". Presidenti Meta u shpreh se zgjidhja nuk duhet të vijë nga ndërkombëtarët, por se kriza politike mund të marrë zgjidhje vetëm në zyrën e tij presidenciale, dhe për këtë i bëri sërish thirrje për negociata politike Kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha.

"Duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetuese, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë, çdo shqiptar e çdo ndërkombëtar se gomari fluturon! Ne mund t’i themi se kjo mund të ndodhë në art, mund të ndodhë në ëndërr e mund të ndodhë në piktura, por ne e dimë që gomari, të paktën këtu në Shqipëri nuk është shqiponjë që të fluturojë! Kështu që të gjitha këto manovra, këto përpjekje e manipulime, të gjithë këto qoka, përfshirë edhe qokat ndërkombëtare, shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare, të cilat Shqipëria është e detyruar t’i plotësojë, sidomos përsa u takon zgjedhjeve të lira e të drejta dhe sundimit të ligjit, që janë një standard i panegociueshëm për të marrë provimin e vjeshtës. Duhet të përfitojmë nga momentimjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojmë edhe shanset e tyre apo t’i  shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata. Jo vetëm për shkak të fqinjësisë mjaf të rëndësishme. Jo vetëm për shkak të lidershipit të shkëlqyer që ka treguar si  Kryeministrit Zaev, ashtu edhe Presidenti Pendarovski, por edhe për shkak të shqiptarëve që kemi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm për integrimin europian të atij vendi, por edhe për anëtarësimin e tij në NATO dhe të cilët presin një mesazh pozitiv, edhe për Maqedoninë e Veriut pasi edhe ata nuk dëshirojnë të largohen nga ai vend. Përkundrazi, duan ta realizojnë të ardhmen si qytetarë europiane të ardhmen, edhe ata, në vendin e tyre dhe pranë familjeve të tyre.

Nuk arrihet çelja e negociatave të anëtarësimit me qoka ndërkombëtare! Vetëm me standarde ndërkombëtare! Me standarde europiane! Ata, të cilët na e duan të mirën, na e kanë thënë hapur dhe të paktën unë, Edi Rama dhe Lulzim Basha këtë gjë e dimë shumë mirë!

Ata si të dëshirojnë! Dëshirojnë ndonjë zgjidhje? Janë të mirëpritur në Presidencë në çdo moment! Unë do të mbaj gjithmonë qëndrimin më të ndershëm, më të drejtë e më parimor! Duan ta zgjidhin diku  tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë, ta diskutojnë, ta zgjidhin këtë çështje dhe unë po u jap mbështetjen maksimale. Duan të bëjnë ping-pongun e përgjegjësisë e të fajit? Dakord! 19 tetori do të vijë. Është i pashmangshëm", - tha Meta.

", u shpreh Presidenti.


Lajmi kryesor:

E pa ditë ters në filxhan?! Meta: Gati të negocioj me Ramën 13 tetorin (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion