E pa ditë ters në filxhan?! Meta: Gati të negocioj me Ramën 13 tetorin (VIDEO)

DURRES - Presidenti Ilir Meta thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të ligjshme dhe kushtetuese, dhe se për një proces të ri zgjedhor për kryebashkiakët e vendit, ai është i gatshëm të presë në takim kryeministrin Edi Rama për të negociauar edhe 13 tetorin, nëse kjo është një datë që nuk i pëlqen kreut të qeverisë, siç ai u shpreh dje duke e quajtur një ditë të zakonshme

Kreu i shtetit tha se është i gatshëm të negociojë me kreun e qeverisë për një tjetër datë, por që sipas tij duhet të jetë patjetër përpara 17-18 tetorit, data kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian marrin vendimin për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë për tu integruar në BE.

"Kam përshtypjen se Kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin. Por dua ta siguroj atë e të gjithë, se e vetmja datë, ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi që të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë, është 17-18 tetori kur udhëheqësit e Bashkimit Europian do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Natyrisht edhe me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë provimin e qershorit e shtymë për në tetor, për në vjeshtë.

Është e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm e të sinqertë para shqiptarëve. Të paktën unë si President i Republikës së Shqipërisë, por edhe zoti Rama si kryetar i Qeverisë, edhe i mazhorancës aktuale, natyrisht edhe zoti Basha si kryetar i opozitës, se nëse përpara kësaj date, pra 17-18 tetorit ne nuk do të arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore, dhe njëkohësisht të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm. Dhe në vend të gjetjes së kësaj zgjidhje, që duhet ta kishim gjetur që në momentin e parë kur unë, më 10 qershor firmosa dekretin për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë zgjedhjesh, të paktën të mos humbasim asnjë orë dhe asnjë sekondë nga sot e në vazhdim, sepse 17-18 tetori do të ikë dhe do të vijë 19 tetori.

Shqiptarët më 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajësimit. Pra është e qartë se e vetmja datë mbi të cilën unë nuk ndikoj dot është 17-18 tetori, sepse këtë e ka vendosur Bashkimi Europian.

Së dyti, jam fleksibël, meqenëse mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori që ta rishikoj këtë datë, por përpara 17-18 tetorit, në çdo moment do të ishte i mirëpritur. Unë kam kaq kohë që po e pres me shumë durim, por edhe me shpresë, për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme. Përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë që do të dalë me kosto zero. Aq më tepër ata, të cilët kanë punuar me shumë përkushtim për të gatuar këtë rrëmujëhane sot në Shqipëri", tha Meta.

Presidenti Meta kërkoi me këmbëngulje negociata me kryeministrin Rama, ndërsa nënkuptoi se ai e Basha kanë gjetur një mënyrë negocimi mes tyre përmes ndërkombëtarëve. “Nuk arrihet çelja e negociatave me qoka ndërkombëtare, vetëm me standarde. Këtë Edi, unë dhe Luli e dimë shumë mirë. Duan ta zgjidhin diku tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë ta zgjidhin këtë dhe unë i jap garanci për mbështetje”, tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
A ka frikë Presidenti nga Komisioni Hetimor? Ja si përgjigjet Meta për shkarkimin (VIDEO)

Partia Socialiste ka ngritur një Komision Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si President. Nga qyteti  i Durrësit, kreu i shtetit tha se nuk është fare i shqetësuar për nismën e maxhorancës, duke thënë se shqetësimi i vetëm i tij është 19 tetori. Sipas tij, nëse nuk i jepet fund zgjidhjes së krizës politike, BE nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë me datë 17-18 tetor.

“Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor parlamentar në Shqipëri! Për asgjë gjykatë dhe asnjë institucion drejtësie që të gjykojë veprimet e mia në Shqipëri apo çdo institucion që ka juridiksion mbi Republikën e Shqipërisë! Fare! Fare! I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do t’u themi shqiptarëve?! Do t’u themi që e kishte fajin Edi Rama? Do t’u themi që e kishte fajin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë. Le të mos harrojmë që njëzet vite më parë Shqipëria ishte përpara Kroacisë përsa i takon procesit të integrimit europian! Ku është Kroacia sot e ku është Shqipëria sot?! Në rast se edhe Maqedonia e Veriut do të ecë përpara në tetor, atëherë kujanë perspektivat europiane të të rinjve e të rejave të Shqipërisë, të cilët për fat të keq po largohen sikur të ishte ende viti 1990!", tha Presidenti.

Ora 11:33
Meta nuk i fshihet më! Zbulon planin për të rikthyer partinë e bashkëshortes...dhe për të 'zhdukur' PD-në (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka marrë garanci të plotë nga lideri demokrat Lulzim Basha se PD do të jetë pjesë e procesit zgjedhor të 13 tetorit, që ai ka shpallur si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Duke komentuar para gazetarëve takimin që mbajti në Presidencë dy ditë më parë me kryetarin e PD në zyrën e tij në Presidencë, Meta tha se ai nuk i imponohet askujt, por se vetëm ka shfaqur qëndrimin e tij. Në rast se parti të ndryshme të opozitës - tha Meta - nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, atëherë ai u shpreh se do të inkurajohen të bëhen pjesë e procesit parti të reja. Në këtë rast, Meta tha se duhet respektuar afati i regjistrimit në KQZ të këtyre partive. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Meta la të kuptohet se në këtë deklaratë i referohet Bindjes Demokratike, që siç opozita pretendon, u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë afateve ligjore. Por edhe Bindja Demokratike ishte një forcë e re politike që u krijua pak para zgjedhjeve të 30 qershorit me kryetar Astrit Patozin. Ishte kjo forcë politike që u fut në garën elektorale të 30 qershorit me kandidatë në disa bashki, por që nga opozita, edhe nga vetë Presidenti, u konsideruan zgjedhje farsë me garë fasadë, duke u quajtur votime socialiste.

"Unë u jap mendimet e mia të gjithëve. Nuk i imponohem askujt në vendimet e tij. Në momentin që shkohet në zgjedhje të ligjshme, është detyra ime të kërkoj që qeveria të japë një garanci, – sepse ajo duhet ta japë gjithmonë garancinë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, – ashtu sikurse opozita të jetë e përgjegjshme për të marrë pjesë në këto procese demokratike. Në rast se opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në një proces të ligjshëm, opozita fjala vjen Partia Demokratike, LSI-ja, disa parti të tjera, atëherë jam i sigurt që do të inkurajohen disa forca të tjera politike, të cilat të paktën të kenë kandidatë në të gjithë Shqipërinë e të regjistrohen në kohë", - tha Meta.

Meta lë shumë të kuptohet me këtë deklaratë të bërë sot.

Lëvizja Socialiste për Integrim, që është partia që ai i la në drejtim bashkëshortes së tij pasi u bë president, Monika Kryemadhit, e përqafoi menjëherë 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore. I vetmi që është shfaqur i lëkundur është Lulzim Basha. Kreu i PD-së aleatët dhe LSI-ja, rrugëtimin antiqeveritar në atë që e quajtën opozita e bashkuar, e nisën për të rrëzuar Edi Ramën dhe për të hyrë në një proces zgjedhor pa Ramën kryeministër. Më shumë sesa një tentativë e Metës për të zgjidhur krizën dhe për ta çuar vendin në një proces zgjedhor me standarde, kjo duket një mundësi për të futur sërish në jetën politike, partinë e bashkëshortes së tij LSI-në. Kryemadhi është shprehur publikisht se është gati edhe të shkojë në zgjedhje të parakoshme parlamentare duke mos shprehur frikë nga fakti që Rama është kryeministër, një kusht ky i Lulzim Bashës, që edhe pse u duke se u zbeh kur kryedemokrati mirëpriti 13 tetorin disa ditë më parë, është ende një pikë e fortë ndarëse mes opozitës së bashkuar.

Nëse Bindja Demokratike, parti e re, u quajt fasadë, atëherë përse partitë e reja që siç Meta u shpreh, do të krijohen para zgjedhjeve të tetorit që ai synon, duhet të jenë ndryshe, pra jo fasadë për të mbuluar procesin zgjedhor siç vetë ai akuzoi Partinë Socialiste se veproi duke përdorur Bindjen.

Ora 11:28
Meta sulmon ndërkombëtarët: U thonë shqiptarëve se 'gomari fluturon' (VIDEO)

Kreu i shtetit i drejtoi një mesazh shqiptarëve: më 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje. Ai tha se nuk duhet dëgjuar askush që thotë se gara elektorale në vendoret e 30 qershorit ishte e ligjshme. Nuk duhen dëgjuar as ndërkombëtarët, siç ai u shpreh, duke i sulmuar diplomatët e huaj se nuk mund tu thonë shqiptarëve se "gomari fluturon". Presidenti Meta u shpreh se zgjidhja nuk duhet të vijë nga ndërkombëtarët, por se kriza politike mund të marrë zgjidhje vetëm në zyrën e tij presidenciale, dhe për këtë i bëri sërish thirrje për negociata politike Kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha.

"Duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetuese, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë, çdo shqiptar e çdo ndërkombëtar se gomari fluturon! Ne mund t’i themi se kjo mund të ndodhë në art, mund të ndodhë në ëndërr e mund të ndodhë në piktura, por ne e dimë që gomari, të paktën këtu në Shqipëri nuk është shqiponjë që të fluturojë! Kështu që të gjitha këto manovra, këto përpjekje e manipulime, të gjithë këto qoka, përfshirë edhe qokat ndërkombëtare, shkojnë kundër standardeve ndërkombëtare, të cilat Shqipëria është e detyruar t’i plotësojë, sidomos përsa u takon zgjedhjeve të lira e të drejta dhe sundimit të ligjit, që janë një standard i panegociueshëm për të marrë provimin e vjeshtës. Duhet të përfitojmë nga momentimjaft pozitiv që ka arritur Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës, dhe jo të dëmtojmë edhe shanset e tyre apo t’i  shantazhojmë të tjerët, pasi për ne ka shumë rëndësi që Shqipëria të çelë negociatat, por ka shumë rëndësi që edhe Maqedonia e Veriut t’i çelë këto negociata. Jo vetëm për shkak të fqinjësisë mjaf të rëndësishme. Jo vetëm për shkak të lidershipit të shkëlqyer që ka treguar si  Kryeministrit Zaev, ashtu edhe Presidenti Pendarovski, por edhe për shkak të shqiptarëve që kemi në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm për integrimin europian të atij vendi, por edhe për anëtarësimin e tij në NATO dhe të cilët presin një mesazh pozitiv, edhe për Maqedoninë e Veriut pasi edhe ata nuk dëshirojnë të largohen nga ai vend. Përkundrazi, duan ta realizojnë të ardhmen si qytetarë europiane të ardhmen, edhe ata, në vendin e tyre dhe pranë familjeve të tyre.

Nuk arrihet çelja e negociatave të anëtarësimit me qoka ndërkombëtare! Vetëm me standarde ndërkombëtare! Me standarde europiane! Ata, të cilët na e duan të mirën, na e kanë thënë hapur dhe të paktën unë, Edi Rama dhe Lulzim Basha këtë gjë e dimë shumë mirë!

Ata si të dëshirojnë! Dëshirojnë ndonjë zgjidhje? Janë të mirëpritur në Presidencë në çdo moment! Unë do të mbaj gjithmonë qëndrimin më të ndershëm, më të drejtë e më parimor! Duan ta zgjidhin diku  tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë, ta diskutojnë, ta zgjidhin këtë çështje dhe unë po u jap mbështetjen maksimale. Duan të bëjnë ping-pongun e përgjegjësisë e të fajit? Dakord! 19 tetori do të vijë. Është i pashmangshëm", - tha Meta.

", u shpreh Presidenti.

Ora 11:21
Meta komenton vendimin e Gjykatës së Durrësit për Sakon: Demonstrim i rrëmujhanes ligjore në Shqipëri (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Durrësit që nuk i vërtetoi mandatin kryetares së re të Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Argument i këtij vendimi u bë fakti që sipas gjykatës, Bindja Demokratike u regjistrua në KQZ përtej afateve ligjore. Por kreu i shtetit tha se çdo proces gjyqësor që vazhdon të bëhet është demonstrim i rrëmujhanes ligjore që ekziston në Shqipëri, duke përmendur edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi dekretin e tij për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

"Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është një pasqyrim i rrëmujhanes ligjore, që për fat të keq vazhdon në vendin e në shtetin tonë. Ky është rezultat i mungesës së respektit për Kushtetutën, i keqzbatimit të qëllimshëm e të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese që u arritën me konsensus unanim tri vite më parë. Kjo gjë u demonstrua shumë qartë që në momentin kur me një qarkore Kuvendi u shpall gjoja inekzistent dekreti i Presidentit dhe u udhëzua organizata socialiste në KQZ, por edhe u ushtrua trysni mbi Kolegjin Zgjedhor që të interpretonte rrëzimin e kërkesës së zotit Idajet Beqiri si rrëzim i dekretit të Presidentit", u shpreh Meta në përgjigje t ëinteresit të gazetarëve.

Me këtë reagim Presidenti lë të kuptohet se vendimi i Gjykatës është i pavlerë, sido që ai të merret, pasi kreu i shtetit pretendon se zgjedhjet e 30 qershorit janë mbajtur totalisht në shkelje të Kushtetutës. Për kreun e shtetit ato janë inekzistente dhe se palët politike duhet të ulen në negociata për mbajtjen e zgjedhjeve të tjera vendore, në datën 13 tetor që ai ka caktuar, dhe që sot për herë të parë u shpreh i gatshëm për ta negociuar.

1563377160_sakodurres.jpg

Valbona Sako
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 18/07/2019 20:25

    SA TRAP QE ESHTE ÇA KEMI NE PRESIDENC NJE ORDINER O LIKE AMERIKA SKA PJERDHUR PER BURRA ME EMER E IO TY QE STE KA NE REFENE O TRAP PRANDAJ BEHU GATI PER TE 313

    Përgjigju
  • Goni: 18/07/2019 16:02

    Sa bukur kishe dal me Narin, yll fare, mos i ka shkuar mendja per ngjala te gjatit...aman bashke mos u ulni me...me mire ik merr partine tende e trego ca di te besh me mire

    Përgjigju
  • Batoni: 18/07/2019 12:47

    Dukesh ne foto i mbaruar krejt,u tregove teper i ceket e inatci skrapar-lliu.

    Përgjigju
  • Mamaja: 18/07/2019 12:33

    Keto situata qesharake vetem nje i cmendur mund ti krijoje e ti sajoje,gabove rende z.president tani do marresh reston.

    Përgjigju
  • Agimi: 18/07/2019 12:30

    Flet percart,i ka rene dielli i Korrikut ne koke,te kam thene mos e kthe ne personale me Edi Ramen se je shume i vogel e shume i lig per tu matur me te,ate te gjatin ke marre gjithmone.

    Përgjigju
  • Popull: 18/07/2019 12:28

    Populli doli dhe votoje me qetsi e maturi,zgjedhjet e radhes ne 2021,gjer atehere tung Like.

    Përgjigju
  • Likja: 18/07/2019 12:26

    Me ke do negocioje ky idiot,nje sharlatan aq te lig ky popull nuk e meriton ne aty zyra,ik qerohu o shtrig i djallit ti dhe ajo qe ke ne shtepi.

    Përgjigju
  • Kozi: 18/07/2019 12:24

    Ike dhe ti ,o plaku MERE!

    Përgjigju
  • mOMI: 18/07/2019 12:22

    mOS BEJE SI I FORT, SI LIDER, O MENDER pRESIDENT

    Përgjigju
  • Ani: 18/07/2019 12:19

    Po te kesh nje fije cipe ne fytyre jep doreheqjen,kerko nje largim me nje fije dinjitet e mos u qurravit ne ato zyra te shtetit duke luftuar me mullinjte e eres,e neveritshme.

    Përgjigju
  • Xhike Pordha: 18/07/2019 12:16

    Duket ne foto i dhjere por "krenar" Like ziu.

    Përgjigju
  • Daja Xhikja: 18/07/2019 12:15

    Corben qe gatove Like Mavria bashke me Sali Kriminelin hajeni tani e ju befte mire!

    Përgjigju
  • Populli: 18/07/2019 12:13

    Negocioje me Monen,si doktoreshe filxhani e gjen ajo se kur do behen zgjedhjet,ndersa si KQZ vendos Tit Vasilin kryehajdutin e krye ordinerin e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 18/07/2019 11:46

    Po e shikon gjithnje e me afer deren e 313-tes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja