Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Sekuestro shtëpi e vila! PL-në ta harrojë, i ndodh ajo që të jetë shembull në botë

Nga mbledhja e komitetit drejtues të PL-së, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Prokurorinë e Posaçme (SPAK). 

“Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin cdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm...

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë?  SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës."

Pavarësisht reagimeve të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që dolën hapur në krah të SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, përballë akuzave që vinin prej tij, Meta as sot nuk i kurseu sulmet. 

"Shtëpi e vila të shkojnë t'i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?  Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash... Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës... Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik