Meta takon Jahjagën:Mbështetje
 të plotë për integrimin e vendit

Meta takon Jahjagën:Mbështetje<br /> të plotë për integrimin e vendit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej prej Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi.  

Gjatë takimit Meta theksoi se Shqipëria e mbështet plotësisht avancimin e Kosovës në procesin e integrimit euro-atlantik dhe në këtë kuadër përpjekjet duhen përqendruar në forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, shtimit të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat e ndryshme rajonale e ndërkombëtare si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve të Kosovës si dhe të popullit të saj për mbështetjen e fuqishme, të vazhdueshme e të pakursyer të Shqipërisë dhe popullit të saj ndaj avancimit të proceseve integruese, lobimit për njohjet ndërkombëtare, anëtarësimit në organizatat rajonale dhe progresit të Kosovës.

Kryetari Meta dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan marrëdhëniet e ngushta e vëllazërore mes dy vendeve fqinje dhe nënvizuan rëndësinë e rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh, si në aspektin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, me qëllim heqjen e barrierave dhe shtimit të fluksit tregtar.

Kryetari i Kuvendit Meta e siguroi në përfundim Presidenten e Kosovës Jahjaga se  Shqipëria do të jetë gjithnjë përkrah Kosovës në mbështetje të progresit të gjithanshëm demokratik e shoqëror të vendit fqinj, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si strategjike për mbarëvajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu