Meta thërret në 1 tetor mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë

Meta thërret në 1 tetor mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë

Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë,Ilir Meta ka thirrur në datën 1 tetor 2024, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL. 

Në këtë mbledhje do të miratohen disa vendime shumë të rëndësishme në funksion të përgatitjeve elektorale të Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, që janë vendimtare për të ndaluar shpërbërjen dhe shpopullimin e Shqipërisë, informoi sot zyra e shtypit e kësaj partie. 

KDK do të miratojë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin, si dhe do të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit të Qarkut të Tiranës.

Gjithashtu, në funksion të përgatitjes zgjedhore priten të diskutohen e miratohen dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë