Meta u përplas fizikisht me policët, reagon Kreshnik Spahiu: Fundërrina! Zoti M, ju keni më shumë moral se ata demokratë që ju pështyn 20 vjet

Meta u përplas fizikisht me policët, reagon Kreshnik Spahiu: Fundërrina! Zoti M, ju keni më shumë moral se ata demokratë që ju pështyn 20 vjet

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër pas skandalit të përplasjes së Presidentit Meta me efektivët e policisë pranë zyrave të FRD.

“Policia shkeli ligjin, por psikopatia apo skizofrenia e Presidentit në funksion të ruajtues pushtetit, është 100 herë më e moralshme se paftyrsia e asaj pjese të shoqërisë e cila deri dje e akuzonte si hajdut, kriminel apo simbol të korrupsionit, ndërsa sot e legjitimojnë dhe justifikojnë me argumentin se ky mbron Kushtetutën. Imoraliteti popullor, është më i rrezikshëm, se amoraliteti i kryetarit të shtetit. Zoti M, ju keni më shumë moral se ata demokrat që ju pështyn 20 vjet dhe ju lëpihen 10 të tjera. Fundërrina”, shkruan Kreshnik Spahiu.

Më tej Spahiu ngre pyetjen:Po sikur i çmenduri në Krye të Shtetit, të ketë edhe gruan në Krye të Pushtetit?

Kujtojmë se ditën e sotme presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeti: 13/03/2021 04:31

    Ja dhe sekseri Bamirit. Beri miliona leke me emerimet ne gjyqesor dhe tani hapet poshte e lart. Sa per Meten dhe ate qe beri sot, duket se i shkundi mire te tere. Dhe ky eshte betem fillimi.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 13/03/2021 17:24

      Hahahahha sa kam qesh e fitove edhe ti nje pjat sup nga duart e Mones. Erdhi 25 do presim edhe pak. Me 26 r kr ne Burg kte kryehajdutin do ta shihni

  • Gafurri: 13/03/2021 03:08

    O KRESHNIK JE KTHYER KRRICI I RAMES I CILI TE KA SHPELARE TRUTE

    Përgjigju
  • Kleo: 12/03/2021 21:36

    Roli dhe pozita juridike e Presidentit të Shqipërisë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 86/1) përcakton se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Roli i tij konceptohet si faktor ekuilibri në jetën e vendit. Ai mund të cilësohet si një “mediator institucionesh dhe si një “pushtet asnjëanës”, domethënë si një pushtet që nuk përfshihet në lojën politike, por qëndron mbi palët dhe nuk kryhen asnjë funksion aktiv në përcaktimin dhe realizimin e drejtimit politik. Gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, Presidenti i Republikës mbikqyr funksionimin e mekanizmit kushtetues dhe mund të ndërhyj, brënda caqeve që ia lejon Kushtetuta, ku konstaton se po cënohen rregullat që e disiplinojnë këtë mekanizëm, për të siguruar respektimin, në formë e në përmbajtje, të Kushtetutës dhe ruajtjen e një ekuilibri të drejtë ndërmjet organeve të ndryshme shtetërore. Shkalla e kësaj ndërhyrjeje varet edhe nga personaliteti i Presidentit, nga mënyra se si ai e interpreton dhe e koncepton rolin e tij. Duhet theksuar këtu se në tekstin e Kushtetutës së Shqipërisë mungon përcaktimi i rolit të Presidentit si “garant i parimeve kushtetuese”, përcaktim që e gjejmë në kushtetutat e disa vendeve që cilësohen republika parlamentare, si në rastin e Italisë.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 12/03/2021 21:13

    Niko trimi, si more i jepet zyre nje partie fantazem ku i iku dhe ish presidenti????? Po si more rrugac se gjoja je dhe avokat, kur s'permubush kushtet, si perqindje te votuesve, perfaqesues ne parlament, dhe ish-president qe s'jane me pjese e jotja, ta mbaj zyren bosh kot per inerci?????? Ik more se te jan erresuar syte, se s'behesh dot lider i asgjeje!!!!!!!

    Përgjigju
    • GENTI: 13/03/2021 09:36

      jam kush jam, sipas teje me qe eshte bosh te rrije kush te doje, kjo teori u ndoq ketu ne kete shtet rrumpalle dhe . o zoteri prona ka zote dhe i takon atij qe e ka, Jo kush eshte io forte se nuk jemi ne mesjete, pavaresishte se njerezit si puna jote jane akoma ne mesjete.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë