Meta uron 7 marsin: Dhurova 50 libra për bibliotekën e shkollës 'Azem Bejta' të Prekazit! Detyra jonë si politikanë, t'i përkrahim mësuesit dhe nxënësit

Meta uron 7 marsin: Dhurova 50 libra  për bibliotekën e shkollës 'Azem Bejta' të Prekazit! Detyra jonë si politikanë, t'i përkrahim mësuesit dhe nxënësit

1678182279_33039635413445535463923406794432902608856687n.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar ditën e mësuesve duke thënë se politikanët e kanë për detyrë që t’i përkrahin. Po ashtu shprehet se ka dërguar 50 libra dhuratë për bibliotekën e shkollës ‘Azem Bejta’ të Prekazit.

“Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.

Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”!

Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë.

Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet. Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!” – shkroi Meta.


Lajmi kryesor:

7 marsi/ Nxënësit lule e dhurata mësuesve! Nuk mungojnë as zarfe me para! Nxënësja: Kam dhuruar një buqetë dhe ca lekë


  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni