TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në edicionin e 13-të të Festivalit ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Në fjalën e tij përshëndetëse në çeljen e këtij eventi Meta falënderoi organizatorët për këtë që ai e quajti një gëzim i jashtëzakonshëm dhe që i jep Tiranës dhe Shqipërisë ngjyrat më të bukura të botës që janë ato të fëmijëve.
Sipas Kryetarit të Kuvendit, bota të duket shumë e vogël kur shikon kaq shumë fëmijë bashkë dhe kur kupton se ëndrra e të gjithë fëmijëve në botë është për një të ardhme, e cila i bën ata të ndihen të sigurt, të gëzuar dhe plot besim se mund t’i realizojnë aspiratat e tyre.
“Ndaj besoj se edhe mesazhi më i mirë që duhet të japim sot, edhe për shoqërinë tonë dhe për politikën tonë, për fat të keq ende të ndarë në shumë çështje të cilat nuk meritojnë vëmendje, është që të bashkojmë energjitë tona për të drejtat e fëmijëve, të bashkojmë energjitë tona që ngjyrat e ëndrrave të tyre të jenë sa më të ndezura, sa më optimiste çdo ditë dhe t’i mbështesim në projekte e tyre për t’u realizuar në jetë të suksesshëm dhe plot besim”, u shpreh Meta.
Më tej, Kryetari i Kuvendit theksoi se është e rëndësishme që në çdo vendimmarrje të rëndësishme politika të udhëhiqet nga ëndrrat e fëmijëve për një Shqipëri sa më të mirë, ashtu sikurse detyra e politikanëve në të gjithë botën është që të kuptojnë se bota nuk është e tyre, por është e fëmijëve.
“Dhe sot në këtë atmosferë kaq entuziaste, kaq miqësore të fëmijëve me njëri-tjetrin në radhë të parë nga vende të ndryshme të botës, ne nuk mund të harrojmë se fëmijët bëhen gjithnjë e më shumë viktima të politikës së gabuar, të politikës së dhunës, viktima të politikës që synon për të dominuar, të politikës e cila synon konfliktin dhe jo zgjidhjet për të ardhmen. Fëmijët në Iran, fëmijët në Siri, fëmijët në Ukrainën lindore e në shumë rajone të tjera të botës vuajnë dhe janë viktimat më të pambrojturat të këtyre konflikteve”, shtoi Meta.

Sipas Kryetarit të Kuvendit, duhet kuptuar se sa i rëndësishëm është ky motivim i përbashkët për të vënë në plan të parë ëndrrat e fëmijëve, në mënyrë që ata të kenë plot besim se bota është e tyre dhe ne duhet të mbështesim këtë frymë bashkëpunimi që nuk njeh kufij.
“Prandaj duke menduar dhe për ta, unë jam i bindur se ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky motivim i përbashkët për të vënë në plan të parë ëndrrat e fëmijëve, interesat e tyre sepse ashtu sikurse fëmijët lozin një rol shumë të rëndësishëm për të mbajtur një familje të bashkuar dhe plot ëndrra për të ardhmen, ashtu sikurse ata luajnë një rol të rëndësishëm edhe në shoqërinë tonë për ta pajtuar, për ta bashkuar atë, ashtu duhet që fëmijët të kenë plot besim se bota është e tyre dhe ne duhet të mbështesim këtë frymë bashkëpunimi që nuk njeh kufij dhe që ju sot po e tregoni më së miri edhe këtu në Tiranë”, përfundoi fjalën e tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO