Meta vijon lobimin në Gjermani
për çeljen e negociatave me BE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vijon lobimin në Bundestagun gjerman, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
 
Gjatë vizitës së tij në Berlin, Kryetari i LSI-së, Meta, u prit në Komisionin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut nga deputetë të SPD Norbert Spinrath, Christian Petry dhe Joachim Barchmann.
 
Meta i falënderoi deputetët gjerman për vëmendjen që Komisioni i Çështjeve Evropiane tregon ndaj Shqipërisë dhe njëkohësisht për mbështetjen e palëkundur të deputetëve social-demokrat ndaj integrimit evropian të të gjithë rajonit.

Deputeti i SPD, Norbert Spinrath, u shpreh se: "Ne si anëtarë të Komisionit jemi të qartë se Ballkani është pjesë e Evropës dhe do të bëjmë gjithçka për t'ju shoqëruar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian".
 
Kreu i Kuvendit, pasi i falënderoi deputetët e SPD për mesazhin e qartë mbështetës, vuri në dukje se Shqipëria ka realizuar disa reforma të rëndësishme vitet e fundit ku kryefjalë është paketa kushtetuese e reformës në drejtësi e cila u miratua në mënyrë konsensuale në parlamentin shqiptar.
 
"Siç u evidentua edhe nga progres raporti i fundit i Komisionit Evropian, Shqipëria ka bërë progres dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim është një hap i natyrshëm i procesit të integrimit evropian, sepse qëllimi ynë i përbashkët është si të forcojmë Evropën, me një Ballkan tërësisht të integruar në të" - theksoi  Meta.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit