Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u takua të martën me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore(BB), Patrizio Pagano, të cilin e falenderoi për konsulencën në sektorin e energjisë dhe atë financiar në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit nënvizoi forcimin dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamentit dhe BB-së për të përballuar sa më mirë sfidat e reja në fushën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, energjisë, telekomunikacionit, transportit dhe infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, etj.
Drejtori Pagano e vuri theksin te diagnostifikimi sistematik i vendit, që do të informojë çdo partneritet të ri të vendit dhe do të identifikojë sfidat më të rëndësishme.
Gjatë bashkëbisedimit, Meta e njohu Paganon edhe me mbështetjen që po i jepet bujqësisë dhe rëndësisë që ka ky sektor me resurse të mëdha për vendin. /atsh/
/Shqiptarja.com