Meta zbulon: Takova Bashën fshehtas
gjatë kohës së Çadrës, ja ç'folem

Meta zbulon: Takova Bashën fshehtas<br />gjatë kohës së Çadrës, ja ç'folem
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pranuar për herë të parë se ka pasur një takim "sekret" me Lulzim Bashën, gjatë kohës që PD qëndronte në Çadrën përpara Kryeministrisë. 

I ftuar në "Opinion", Meta rrëfeu bisedën e zhvilluar me kryetarin e PD, në prani edhe të dy personave të tjerë, përfshirë edhe Petrit Vasilin. 

"Basha s'më ka pyetur për çadrën dhe s'kishte asnjë arsye të më pyeste. Basha e konceptoi Çadrën si serë për të rritur autoritetin e vet brenda PD. 

Jam takuar me z.Basha gjatë çadrës në prani edhe të dy personave të tjerë. Një prej tyre është Petrit Vasili. I kam thënë z.Basha, ato që ia kam thënë dhe Ramës, përfaqësuesit të PPE, David McAllister si dhe partnerëve ndërkombëtarë, i kam thënë: Për drogën dhe dekriminalizimin ke të drejtë dhe kemi mbështetur këtë çështje para PD-së, se PD u kujtua pasi humbi Dibrën.

Për punën e z.Rama i kam thënë mos prit të dalë LSI në Çadër se kjo nuk zgjidh nddonjë gjë dhe e dyta po doli LSI në Çadër nuk ka vend për ty. Mos prit nga unë të shkoj në Kuvend dhe të votoj kundër Ramës sepse kam një marrëveshje dhe ai është kryeministër legjitim, por t'i ke të drejtë të kërkosh disa garanci por s'mund ta teprosh. Harro votimin elektronik se do një vit e ca që të bëhet.

I kam thënë mbështes shtyrjen e zgjedhjeve por brenda korrikut, jo në gusht. Bashës i kam thënë se ke humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve, vetëm Doris Pack të mbështet"
, u shpreh Meta.  

Sa i takon daljes në fushatë pas zgjedhjes President, Meta tha se nuk ka shkelur Kushtetutën. Ai i përcolli një mesazh Ramës dhe Bashës se nëse ka shkelur ligjin themeltar të shtetit, le të mbledhin Kuvendin dhe ta shkarkojnë. 

Sa i takon marrëveshjes Raama-Basha, Meta u shpreh skeptik, duke theksuar se ajo do dështojë pasi cenon demokracinë dhe procesin e zgjedhjeve. 

"Nëse mendojnë se kam shkelur kushtetutën, ta mbledhin parlamentin sot dhe të më shkarkojnë. 

Unë trim kam lindur. 

Unë s'kisha kërkuar apo planifikuar të zgjirhesha president. por u detyrova të zigjesa për shkak të krizës artificiale që ushqyen dy njerëzit Rama dhe Basha. Mora një përgjejgësi ndaj vendit për të shpëtuar në kushtet e një krize të paparashikueshme për të shpëtuar legjitimitetin e institucionit të presidentit. E pritëm PD me insistimin tim për tre raundet e para dhe në këto kushte do zgjidhej president një kandidat nga PS, nga LSI, ose do shkonim në zgjedhje të parakohshme pa opozitën.

Pra, presidenti do zgjidhej nga një Kuvend pa opozitën. 

Unë mund të isha edhe kreytar i LSI deri në 24 korrik, mund të vendosja edhe emrin në lista. Ideja ime ka qenë që të përfshihesha për të mbështetur kandidatët e rinj ndhe të reja të LSI. Pse jemi përpara kësaj situate? Sepse demokracia dhe zgjedhjet e lira janë në rrezik, ashtu sikurse ishin në një rrezik serioz edhe përpara takimit të 17-18 majit. 

Ajo marrëveshje do dështojë sepse populli s'mund të pranojë dy individë që t'i vënë kazmën jo vetëm, zgjedhjeve brenda partive të tyre, por edhe zgjedhjeve parlamentare",
tha Meta. 
 
"PD forcë e tretë, gara PS-LSI"
Ilir Meta parashikon daljen e Partisë Demokratike forcë e tretë në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij, gara reale e kësaj fushatë është PS dhe LSI.
 
“E vetmja garë reale është PS-LSI. PD, sipas sondazheve të z.Basha, del forcë e tretë.
 
Ne s'jemi e mesmja e artë, por do jemi forca e parë dhe do jemi në aleancë edhe pa PS-në e Ramës e pa PD-në e Bashës
”, tha Meta.
 
A shihni bashkëpunim PD-LSI për ta lënë PS-në në opozitë?
Rama dhe Basha do jenë në opozitë. LSI do jetë forcë e parë. Detyrë e imja është të mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë të dhunuara nga Task Forca që po funksionon si “Gestapo”. Dhe LSI nuk merr lekë për të vendosur kandidatë në listë.
 
Po thoni që z.Basha ka marrë lekë?
Nuk e di, le ta thonë ata. Lista te LSI i bëjnë forumet e saj dhe jo kryetarët e partive.
 
A mund të kemi sërish koalicion PS-LSI por me kushtin që të mos jetë kryeministër?
Qeveria do jetë e LSI dhe kryeministër do jetë Petrit Vasili. Z.Vasili do t’i japë një shans Ramës për të qenë pasagjer dhe jo timonier, pasi nuk e bën dot. 

Kush është deputeti i PS që donte të ikte te LSI? Meta zbulon emrin
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi të enjten se një deputet i PS-së kishte bërë kërkesë të bashkohej me LSI-në.

Meta tha në "Opinion"​ ka pasur jo pak deputetë të cilët kanë qenë të gatshëm t'i bashkoen forcës politike që ai drejtoi deri muajin e kaluar, para se të zgjidhej President i Republikës.

Meta zbuloi emrin e deputetit socialist të Kavajës, Parid Cara, se ishte një nga ata që donte të ikte nga PS. Por ish-kreu i LSI sqaroi se pas këtij momenti i ka kërkuar Ramës që t'i mbajë afër deputetët e tij. 

Deputeti Parid Cara më kërkoi që të futej te listat e LSI-së. Unë i thashë Ramës që duhet t’i mbajë afër deputetët e tij. Unë nuk bëj nga këto”, tha Meta.

Ish-deputeti i LSI, Shkëlqim Selami i përgjigjet Metës. Më hoqe për inat 
Ilir Meta  ka akuzuar ish-deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selamin duke thënë se Selami ishte i vetmi i inkriminiuar që kishim në parlament dhe atë na e mori Rama.

Gjithashtu Meta ka thënë se, ne nuk e dinim që Selami kishte probleme penale.

Pak pas intervistës së Metës, Shkëlqim Selami, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shkruan se, Meta donte të hidhte baltë mbi të.

Këto janë replikat e para mes Metës dhe Selamit, dhe dalja në krah të Ramës e këtij të fundit.

Statusi i plotë i Selamit në Facebook
"Te dashur miq !
Marr shkas nga intervista e Z. Meta  ne opinion sot te sqaroj dicka :
Nuk kam dashur kurre te merrem me mediat aq me teper me njerez si Z .Meta edhe pse u perpoqen shume te hedhin balte mbi mua .
Me ne fund e pranoi vet dhe me vjen mire qe heqja e mandatit tim eshte thjesht per inat te kryetarit pasi kerkonte rrezimin e qeverise per interesa e tij personal.Ndihem krenar qe une dhe disa deputet te LSI nuk u beme pjese e pazareve per rrezimin e qeverise dhe cuarjen e vendit ne kolaps per interesat personal te Z. Meta .
Vet kryetari i KQZ e pranoi ne komisionin e ligjeve dhe ne media se mandatin tim e hoqi pa asnje prove por sipas kerkeses se Metes .
Z . Meta ti me shume se kushdo tjeter e di mire se nuk kam qene dhe nuk behem kurre prona e askujt !
Karakterin tim nuk e ndryshon kurre as karrigia  as paraja !
Ne fund dua t'u bej thirrje gjithe atyre qe kane besuar e besojne te puna dhe ndershmeria ime te behemi bashke e te votojme NR 2⃣ne 25 Qeshor !
Te votojme si Vlore Edi Ramen , njeriun e punes , njeriun qe do te bej shtet !
Njeriun qe ka dash te beje shume me shume por nuk e ka len miku qe sot e demostroi me "qetesine" e tij live me ze dhe figure !
Fitore PS. NR 2"


Redaksia Online
Er.K l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës