Meta 'zbutet' pas takimit me Yuri Kim dhe Luigi Sorecën, harron 'mprehjen' e sëpatave: E diela, ditë feste për të gjithë shqiptarët

Meta 'zbutet' pas takimit me Yuri Kim dhe Luigi Sorecën, harron 'mprehjen' e sëpatave: E diela, ditë feste për të gjithë shqiptarët

Ilir Meta ka bërë një kthesë 360 gradë në lidhje me thirrjet e tij kërcënuese 'për luftë' pas takimeve të ndara që ka zhvilluara me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca. Duke lënë në 'harresë' thirrjet për të mprehur sëpatat e sfurqet në 'mbrojtje' të votës së lirë, Meta, ka veshur sërish kostumin e Presidentit dhe ka bërë thirrje për votime masive dhe të qeta më 25 prill, duke e cilësuar atë si një ditë feste për demokracinë.

Duket se mesazhet e ndërkombëtarëve të përçuara gjatë takimit me Metën, kanë bërë që kreu i shtetit të zbusë retorikën e tij dhe të kërkojë nga qytetarët ndërgjegjësim, të mos shesin votën e tyre dhe se rastet e shitblerjes së votës duhet të ndiqen nga organet ligjzbatuese.

Deklarata e plotë  e Ilir Metës

Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Ambasadoren e SHBA, Sh.S.Znj. Yuri Kim dhe sot me Ambasadorin e Delegacionit të BE, Sh.T.Z. Luigi Soreca, së bashku me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE në Tiranë.

Presidenti Meta i falenderoi Ambasadorët për angazhimin dhe interesin e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vuri në dukje rritjen e ndjeshme të numrit të rasteve të denoncuara nga qytetarët dhe partitë politike për parregullsitë e konstatuara gjatë kësaj fushate, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Precedentët famëkeq të dosjeve të Shijakut dhe Dibrës kanë zgjuar aktivizmin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos lejuar deformimin e votës së lirë duke iu drejtuar në kohë dhe përmes provave, organeve të drejtësisë dhe atyre të zbatimit të ligjit.

Duke patur parasysh rëndësinë thelbësore, që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e dekurajimit, në kohë, të çdo veprimi, që cenon integritetin e procesit, dhe kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, veçanërisht në qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës, të trysnuara edhe në zgjedhjet e kaluara nga krimi i organizuar.

Presidenti Meta veçoi rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka sjellja profesionale dhe vetëm sipas ligjit nga ana e Policisë së Shtetit dhe institucioneve gjyqësore. Vetëm reagimi proaktiv, i menjëhershëm dhe i pavarur ndaj çdo akti që cenon paprekshmërinë e votës së lirë, mund të parandalojë përsëritjen dhe përhapjen e krimit zgjedhor.

Kushdo që provokon tension artificial, duke synuar dekurajimin e votimit masiv apo tjetërsimin e votës së qytetarëve, duhet të marrë përgjigjen e menjëhershme dhe të prerë të forcës së ligjit. 

Kreu i Shtetit shprehu besimin se pavarësisht problemeve të deritanishme, e diela do të jetë një ditë feste për të gjithë shqiptarët, pasi në këto zgjedhje ata do të kenë mundësinë e përzgjedhjes jo vetëm të alternativës më bindëse për secilin por edhe të kandidatit që ata besojnë më shumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Meta 'i qahet' ambasadorit Duncan dhe atij të OSBE: Denoncimet e qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore janë të shumta, institucionet s'po reagojnë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takime të veçantë, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, për t’i informuar me ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri.  Takimin Meta e ka shfrytëzuar për t'iu qarë ambasadorëve se ka marrë shumë denoncime nga qytetarët për parregullsi në fushatë dhe se institucionet nuk po reagojnë.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se kreu i Shtetit i njohu Ambasadorët me denoncimet e shumta të qytetarëve dhe subjekteve politike për parregullsi serioze të konstatuara gjatë fushatës zgjedhore, që duhet të kishin marrë menjëherë përgjigjen e shpejtë dhe të prerë të institucioneve përgjegjëse, duke parandaluar çdo përshkallëzim tjetër.

"Presidenti Meta theksoi se është me rëndësi jetike për integritetin e procesit zgjedhor, që Policia e Shtetit dhe institucionet gjyqësore, gjatë ditëve në vazhdim të reagojnë në mënyrë të menjëhershme me profesionalizëm, paanshmëri të plotë dhe në përputhje me ligjin kundër çdokujt, që do të guxojë të kryejë krim zgjedhor.

Presidenti Meta u kërkoi Ambasadorëve angazhimin e tyre në vëzhgimin e zgjedhjeve, veçanërisht në Qarqet, që kanë shënuar edhe numrin më të lartë të denoncimeve zyrtare, për të cilat janë informuar hollësisht edhe të gjithë ambasadat e vendeve partnere.

Kreu i Shtetit ripërsëriti bindjen e tij të plotë se qytetarët do të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje, duke i bërë shërbimin më të mirë vendit dhe të ardhmes së pakthyeshme europiane", thuhet në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 23/04/2021 19:59

    Prej mase 30 vitesh familja eme voton per Partine Demokratike sepse kena vujt ne regjimin monist prej axhes tem. Kena venos me votu ps kesaj here sepse ne usa kemi msu me vlersu demokracine e veprat. Kto qe kemi pare ket jave nga perfqes tane nuk mundemi me i pranu. Shqiprise i duhet me ec perpara jo ma te kthehemi ne 97 me mziun e shokt e vet

    Përgjigju
  • Ori: 23/04/2021 18:45

    E pafalshme per kto ambasador qe shkojn e takojn nje kriminel...turp te kini

    Përgjigju
  • Gani K modhi: 23/04/2021 17:35

    Laje laje kryt si Rosa hahahaha

    Përgjigju
  • Beni: 23/04/2021 17:15

    Pse Usa dhe Be nuk e shpallin Pd,Lsi,si organizata terroriste dhe Liken terrorist?

    Përgjigju
  • Like: 23/04/2021 17:10

    O like injoranti e kokemadhi si ka mundesi qe i lepin b...en Ambasadores Amerikane. Dukesh vertet nje hipokrite i madh ne foto. Ishalla qofte dita e fundit para udhetimit te gjate per ne biruce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, PSG - Dortmund në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin