Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë

Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë

Duke folur në Këshillin Evropian, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola u kujtoi liderëve se zgjerimi i Unionit mbetet një “domosdoshmëri gjeopolitike”.

“Kjo ndjenjë urgjence shtrihet në lagjen tonë më të gjerë ku ndërhyrja ruse në Moldavi, në Gjeorgji dhe në Ballkanin Perëndimor mbetet një nga shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë. Dhe të gjithë pajtohemi – sepse kemi vite që themi se zgjerimi është një domosdoshmëri gjeopolitike”, theksoi fillimisht politikania malteze.

Sipas saj, gjatë dekadës së fundit, “ne kemi humbur më shumë anëtarë sesa kemi fituar”.

“Mendimi im është se nëse vazhdojmë të zvarritemi, atëherë nuk duhet të habitemi nëse të tjerët ndërhyjnë për të plotësuar boshllëkun”, nënvizoi Metsola.

Për këtë, ajo solli disa shembuj frymëzues nga zhvillimet e fundit në këto vende.

“Në Gjeorgji, njerëzit kanë protestuar në rrugë për javë të tëra, duke bërë thirrje paqësore për një të ardhme evropiane. Në Moldavi, presidentja Maia Sandu po shtyn për miratimin e shpejtë të instrumentit të rritjes së Moldavisë. Kuvendi do të përshpejtojë procesin për këtë”, vijoi presidentja e PE-së.

Metsola shtoi se dje në Samitin e Ballkanit Perëndimor, “dëgjuam nga liderët për përpjekjet e tyre për t’u afruar me Bashkimin Evropian”.

“Sigurisht, reformat duhet të jenë të vërteta dhe zbatimi do të jetë kyç. Zgjerimi duhet të mbetet i bazuar në meritë, i bazuar në kriteret tona. Por ne gjithashtu duhet të shtojmë përpjekjet tona”, ravijëzoi Roberta Metsola.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i Xhihadit Islamik po mbërrin në Doha për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes me Izraelin

Delegacioni i Xhihadit Islamik po mbërrin në Doha për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes me Izraelin