/ATSH/- Rritja e nivelit të akcizës në fillim të këtij viti dha efektet pozitive në të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga kjo taksë.
Sipas treguesve fiskal paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, gjatë 2 muajve të parë të këtij viti të ardhurat nga akciza llogariten 4.359 milionë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat nga ky zë janë rreth 699 mije lekë më shumë.
Rritja e të ardhurave i atribuohet luftës ndaj evazonit fiskal të administratës doganore, duke qënë se ka patur ulje të nivelit të importit të mallrave të akcizës në fillim të vitit, sidomos naftës, produkt i cili pësoi rënie në tregjet ndërkombëtare.
Po ashtu edhe importi i cigareve ka ardhur në rënie, si pasojë e politikave të ndërmarra nga kjo qeveri për këtë produkt. Për të minimizuar informalitetin në këtë fushë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me kompaninë "Crown Agents" ka nisur një fushatë sensibilizimi "Bëni biznes të pastër" kryesisht për pijet alkolike. Për t'i ardhur në ndihmë biznesit të ndershëm, kompania që ka kontratën koncensionare të pullave fiskale ka prodhuar një kartë "sicpa validator", e cila ndihmon në njohjen e origjinalitetit të pullave fiskale.
/Shqiptarja.com