MF:Të ardhurat e 3-mujorit të I, 40% më tepër se 2014
TIRANE, 21 Prill /ATSH/- Ministria e Financave, nisur nga disa deklarime të bëra nga shoqata lidhur me “shqetësimin për rënien e ndjeshme të të ardhurave nga tatim fitimi” , sqaron se, “te ardhurat nga taksa e “Tatim Fitimit” për tremujorin e parë Janar – Mars 2015 është 8.896.707 mijë lekë, ose 24.92 % më shumë se […]
Ministria e Financave, nisur nga disa deklarime të bëra nga shoqata lidhur me "shqetësimin për rënien e ndjeshme të të ardhurave nga tatim fitimi" , sqaron se, "te ardhurat nga taksa e "Tatim Fitimit" për tremujorin e parë Janar - Mars 2015 është 8.896.707 mijë lekë, ose 24.92 % më shumë se plani dhe 40.19 % më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014."
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave bën të ditur se, të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve flasin për rritje të arkëtimit të këtij tatimi, i cili ka qenë në vlera negative vetëm për muajin janar 2015 dhe ka shënuar shifra pozitive për muajt shkurt e mars 2015, në raport me planin dhe faktin.
Vetëm për muajin Mars 2015, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shënuar si të hyra fiskale për këtë tatim 67.09% më shumë se sa treguesi i shënuar në marsin e vitit 2014.
Pra, në tremujorin e vitit 2014 janë arkëtuar 6.35 miliardë lekë, ndërsa në periudhën respektive të vitit 2015 janë arkëtuar 8.9 miliardë lekë. Plani i mbledhjes së të ardhurave për këtë periudhë ka qenë 7.122 miliardë lekë.
Ministria e Financave bën me dije se rezultatet progresive në mbledhjen e të hyrave fiskale tregojnë se janë pjesë e drejtpërdrejt e politikës së miradministrimit të taksave dhe tatimeve, e rritjes së efikasitetit të punës së enteve shtetërore që menaxhojnë të hyrat fiskale, si dhe e klimës përherë e më të mirë të krijuar për sipërmarrjen vendase dhe të huaj, në mbështetje edhe të luftës kundër informalitetit, evazionit dhe shmangies tatimore.
Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj janë duke koordinuar përpjekjet e përbashkëta për të zbatuar strategjinë e re të luftës kundër informalitetit, efektet e së cilës janë duke u shfaqur tani në shifra konkrete të realizimit të të ardhurave dhe detyrimeve të tjera të përcaktuara me ligj.
Ministria e Financave do të vijojë të kontribuojë në respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara me institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN dhe BB, si pjesë e politikave të saj për mbështetjen e ekonomisë dhe të biznesit dhe e ritmeve më të shpejta të zhvillimit ekonomik të vendit./atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02