Aktori i njohur hollivudian, Michael Douglas në një intervistë tha se seksi oral i ka shkaktuar kancer në fyt. Kjo intervistë e Douglas u publikua në gazetën “The Guardian”, tre vjet pasi ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.
Kur e pyetën nëse tani i vinte keq që gjatë viteve kishte konsumuar alkool dhe duhan, ai u përgjigj “Jo”. Sëmundja me të cilën Douglas është diagnostikuar quhet “Papillomavirus” (HPV) dhe është një infeksion që shkakton lythat gjenitale. Në Britani, ky infeksion është lloji i dytë i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
SI PËRHAPET INFEKSIONI HPV
Infeksioni HPV mund të përhapet gjatë seksit vaginal dhe seksit oral, ose më saktë nga kontakti lëkurë me lëkurë, çka shkakton dhe zhvillimin e sythave gjenitale. Megjithatë, nëse ju jeni të prekur nga sythat gjenital, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se partneri juaj ka qenë duke bërë seks me njerëz të tjerë. HPV me shumë gjasa mund të transmetohet tek të tjerët kur lythat janë prezente.
SI MUND TË SHMANGET INFEKSIONI HPV
Nëse mendoni për të shmangur këtë infeksion duke përdorur prezervativët, ata nuk ofrojnë mbrojtje të plotë për shkak se nuk mbulon të gjithë lëkurën rreth zonës gjenitale. Megjithatë, edhe pse nuk ofrojnë mbrojtje të plotë, prezervativët janë të këshillueshëm për të shmangur infeksionin.
SHENJAT QË TREGOJNË SE JENI TË INFEKTUAR
Disa persona që mund të jenë të infektuar me lythat gjenitale mund të mos kenë asnjë shenjë, kurse disa të tjerë mund t’i kenë shumë të dukshme. Te gratë, shfaqen në brendësi dhe jashtë organit femëror si dhe në qafën e mitrës, kurse tek meshkujt ato shfaqen rreth organit mashkullor.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com