Michael Phelps nuk ndalet, merr
medaljen e 19 në Lojërat Olimpike

Michael Phelps nuk ndalet, merr<br />medaljen e 19 në Lojërat Olimpike
Notari amerikan Michael Phelps fitoi në orët e para të mëngjesit të sotëm medaljen e 19-të të artë në Lojërat Olimpike, të 23-ën në total (2 të argjendta e dy të bronzta), duke vazhduar të thyejë rekordet e tij.
 
31 vjeçari me më shumë medalje olimpike triumfoi në stafetën 4×100 metra miks në Olimpiadën e Rios.
 
Stafeta amerikane, ku bënte pjesë edhe Phelps, dha kohën 3’09”92, duke marrë medaljen e artë, ndërsa medalja e argjendit u fitua nga Franca dhe ajo e bronzit nga Australia.
 
Nëse dikush është mësuar me atmosferën dhe presion, është Phelps, por edhe ai e ndjeu këtë moment.
 
Mendova se do të më shpërthente zemra, isha shumë i emocionuar”, thotë ai. “Zhurma e rrahjeve të zemrës ishte shumë e madhe, sa që nuk besoj ta kem dëgjuar në atë mënyrë ndonjëherë”.
 
Olimpisti më i dekoruar i të gjitha kohërave tani ka të fituara medalje të arta në katër Lojëra Olimpike të ndryshme, që është edhe notari i parë që e arrin këtë.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri