SHBA - Cfarë do të veshë zonja e parë Michelle Obama në ceremoninë e inaugurimit të bashkëshortit të saj, presidentit të SHBA-ve Barack Obama?
Pas fjalimit të Obamës gjithë vëmendja është kthyer nga veshja e Michelle e cila tashmë është kthyer në një ikonë mode, ku në çdo dalje të saj nuk kalon pa u vënë re për stilin dhe ngjyrat e veçanta që kombinon në çdo veshje.

Në këtë mbrëmje gala ajo u paraqit madhështore nën një fustan të kuq të gjatë, me punime kadife të cilin ia ka besuar sërish dizenjuesit të saj Jason Wu.
Me një pamje rrezëllitëse ajo ka kaluar sërish pritshmëritë e të gjithë njerëzve dhe ka përdorur si aksesorë vetëm byzylykët. Pamja e saj e kuruar deri në detaje dhe vallëzimi i saj romantik me Barack ishin në qendër të mbrëmjes.

(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com