WASHINGTON-Në prag të daljes në treg të sistemit operativ Windows 8, hapi më i rëndësishëm i ndërmarrë nga Microsoft gjatë këtyre viteve të fundit, gjigandi ka pësuar një rënie drastike në shitje. Xhiroja e fitimeve ka rënë me 7,9 % , rreth 16,1 miliard dollarë.
Të ardhurat e gjigandit me qendër në Redmond të Washingtonit, kanë rënë me 22 % duke dhënë shenjat e para negative të ndarjes së Windowsit dhe Windows Live-it.
Gjithsesi në shpëtim të Microsoftit kanë qenë shitjet e paketës Office, që kanë balancuar disi rënien e kompjuterave. Në tremujorin e mbyllur më 30 shtator, Microsoft deklaroi se të ardhurat ishin 4,47 miliard dollarë, apo ndryshe 68 cent për aksion, llogaritur në një xhiro prej 16,42 miliard dollarë.
Shpenzimet operative të ndërmarrjes janë rritur me 2,2 %. Ndarja e faturimit midis Windows dhe Windows Live, ra më 33 % ndërsa fitimet ranë me 50 %.
(ed.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com