'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë

Greqi-Mijëra qytetarë grekë mbushën rrugët qyteteve më të mëdha të Greqisë paraditen e sotme (26 janar).

Gjatë kësaj proteste ata kërkuan drejtësi për aksidentin tragjik të Tempit, ku dy trena u përplasën në 28 shkurt 2023 dhe si pasojë gjetën vdekjen 57 vetë, mes tyre edhe 8 shqiptarë.

Protestuesit kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të përgjegjësve si dhe një proces të ndershëm, pasi sikurse besojnë familjarët e viktimave, qeveria tenton të heqë përgjegjësitë e saj nga ky aksident.

“Të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Ata që mbyllën skenën e krimit, duke u përpjekur të mbulojnë këtë krim, duhet të ekspozohen se përse vonuan dhe zhdukën provat siç janë pamjet video, apo prova të tjera për këtë tragjedi, për këtë krim të madh. Ata duhen të dënohen për këtë krim të madh që i bënë popullit grek, rinisë”, tha kreu i KKE-së Dimitris Koutsoubas.

“Në këtë takim, i gjithë populli, e gjithë rinia do të jetë para nesh të bashkuar derisa fajtorët e vërtetë të ndëshkohen, qofshin ata në qeveri apo kudo" shtoi ai.

Më herët, autoritet lokale kryen punime në zonën e aksidentit duke mbuluar gjithë gjurmët e këtij aksidenti.

Familjarët e viktimave thonë se njëri prej trenave transportonte ndalesë të rrezikshme, ç’ka është hedhur poshtë prej hekurudhave greke.

Lidhur me këtë proces janë në ndjekje penale dhjetëra punonjës shtetërorë ndërsa dy prej dëshmitarëve kryesorë në këtë ngjarje, humbën jetën në dy aksidente të dyshimta rrugore.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Squid Game’, sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?

‘Squid Game’, sa të vërtetë ka loja që pushtoi botën?