Mik me Cllevion prej 20 vitesh, por nuk e vë para Noizy-t! Stresi: Të ulet me këmbë në tokë! Po vepron gabim, mos të harrojë kush ka qenë

Mik me Cllevion prej 20 vitesh, por nuk e vë para Noizy-t! Stresi: Të ulet me këmbë në tokë! Po vepron gabim, mos të harrojë kush ka qenë

Stresi, Noizy dhe Cllevio

Sherri viral i Noizyt me Cllevion (Kleviol Ahmeti) ka detyruar Stresin të mbajë një qëndrim. Ndonëse mik prej 20 vitesh me Kleviol Ahmetin, me të cilin shfaqet dhe duke ngrënë dreka e darka, Stresi që i ka dhënë fund ‘armiqësisë’ me Noizyn, mban anën e këtij të fundit. Në një intervistë televizive, u shpreh se Cllevio nuk po vepron mirë në raport me reperin Noizy, ndaj të cilit nuk i kursen ofendimet në rrjete sociale.

“Çdo gjë që po e bën është duke e bërë gabim, por janë gabime që i falen çdokujt, çdo shoku se kemi një njohje prej 20 viteve, nuk janë pak. Mesazhi im për të është të jetë me këmbë në tokë, të gjithë kemi bërë gabime por kemi qenë në një moshë më të vogël jo tani. Kemi ndikuar maksimalisht, jo vetëm unë por shumë artista. Është e pamundur që të zgjedhim këtë temë, është e pamundur. Mendoj se koha shëron çdo gjë dhe e ka vërtetuar se koha mbyll çdo plagë”, -përfundon Lushaj.

Reperi Stresi nuk ka hezituar të thojë edhe fjalë të mira për mikun e tij Cllevion duke thënë se mesazhi që ka për të qështë të jetë me këmbë në tokë, jo të merret me video live në Tik Tok.

“Ai (Cllevio) është një djalë shumë i mirë. Ka një familje të mrekullueshme, nuk e keni idenë çfarë familje ka ai djalë. Djali ka nevojë për mbështetjen tonë gjithmonë. Për sa i përket këtyre budalliqeve që ndodhin janë gjëra të momentit. Ngjarje që duhet t’i lëmë pas krahëve se kemi një shoqëri prej 20 viteve. Unë e dua fort, e përshëndes atje ku është dhe i them më qetë. Ai është një talent, i duhet që të ec para me muzikën dhe jo të merret me live-t. Mos harro kush kemi qenë”, tha Stresi.

Kohët e fundit, Cllevio u vu në qendër të vëmendjes pas konfliktit me Noizyn para lokalit të këtij të fundit në Durrës. Kur u përplas me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje.

Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia pasi arrestoi Cllevion, vuri në hetim në gjendje të lirë reperin Rigels Rajku dhe të atin. Sipas asaj që ka shkruar Noizy në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 19/10/2022 21:53

    Ju sjeni repera por lapera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë