Milan - Napoli nën ethet e Champions League, shiten 14 mijë bileta për tre orë

Milan - Napoli nën ethet e Champions League, shiten 14 mijë bileta për tre orë

'San Siro' në Milano

Milan dhe Napoli do luajnë në raundin e parë çerekfinal të Champions League, me duelin që është programuar për në 12 prill në orën 21:00 në "San Siro". Këtë të martë ka filluar edhe shitja e biletave për këtë duel, me abonentët që kishin të drejtë të blinin bileta online. Serverët online u përballën me një fluks, teksa për tre orë kanë përfunduar 14 mijë biletat e para në shitje, me një çmim prej 59 eurosh.

Në orën 12:00 të së martës nisi shitja e biletave, teksa secili tifoz që ka një abone vjetore do mund të marrë një biletë për vete dhe tre të tjera për mbajtësit e aboneve sezonale. Mediet në Itali bëjnë me dije se janë 14 mijë bileta të shitura për tre orë, teksa deri të enjte në 23:59 vijon shitja e biletave më të lira dhe më pas hapen sektorët e tjerë të stadiumit.

Forma e mirë e Milanit në Champions League dhe arritja e Napolit për herë të parë në këtë fazë, si edhe përplasja mes italianëve ka bërë që interesi për këtë duel të jetë i madh.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?



×

Lajmi i fundit

"Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat! Fluturo te Zoti!" Qindra persona i japin lamtumirën 19 vjeçarit shqiptar, humbi jetën në aksident