/ATSH/. - Sulmuesi italian, Stephen El Shaarawy, ka konfirmuar kalimin tek skuadra e Monacos.
Ish-lojtari i Milanit deklaroi se bëri zgjedhjen e duhur duke vendosur për transferimin në Francë.
"Unë jam shumë i lumtur, edhe pse duhet të them se vendimin e kam marrë në këto 24 orët e fundit", u shpreh italiani.
"U vendos gjithçka shpejt, por unë mendoj se kjo është zgjedhja e duhur për karrierën time", shtoi El Shaarawy.