Milan edhe pse me synimin për ti shkuar deri në fund kompeticionit nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Europa League. ‘Djalli’, në ndeshjen e parë, është mposhtur 0-2 nga Benfica, që e nis në mënyrën më të mirë në një transfertë delikate.

Golat në San Siro erdhën fillimisht nga Lukebakio në minutën e 16, ndërsa po nisje të pjesës së dytë do të dyfishonte Kaminiski.

Në vijim trajneri Amorim provoi të gjitha alternativat, duke aktivizuar edhe shumë futbollistë titullarë, por që nuk e ndryshuan dot udhën e kësaj sfide. Loja në fushë la shumë zhgënjim, me tifozët të cilët vërshëllyen disa prej lojtarëve.

Për Milanin kjo ishte disfata e parë sezonale, por që vjen pas dy barazimeve në kampionat kundër Juventusit dhe Lazios.