Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 26-të. Të dielën u zhvilluan katër ndeshje, me rezultatet që ishin befasuese. Atalanta siguroi tri pikë me përmbysje kundër Napolit, ndërsa Milani u mposht nga Parma. Tri pikë shkuan për Romën, teksa Interi shkëputet me dhjetë pikë në krye të Serie A. Ky raund i elitës së futbollit italian mbyllet sot me duelet Fiorentina - Pisa dhe Bologna - Udinese.
Në 'San Siro' tifozët e Milanit 'shijuan' humbjen e dytë sezonale. Ishte Parma që mposhti 0-1 kuqezinjtë falë golit të Mariano Troilo në minutën e 80-të. Arbitri e anuloi fillimisht golin për një faull, por pas konsultës dhe pamjeve të VAR gjithçka u quajt e rregullt. Pa Allegrin në stol, kuqezinjtë vuajtën edhe dëmtimin e rëndë të Loftus-Cheek në minutën e dhjetë të takimit. Anglezi mund të mungojë gjatë.
Në 'Olimpico' Roma u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-0 Cremonesen dhe bashkëndarë vendin e tretë me Napolin. Për të besuarit e Gasperinit shënuan Cristante në minutën e 59-të, Ndicka në minutën e 77-të dhe Pisilli në minutën e 86-të.
Po të dielën Atalanta përmbysi 2-1 Napolin në Bergamo, me Berat Gjimshitin që luajti 21 minuta në pjesën e dytë.
Serie A, raundi 26-të:
E diel, 22 shkurt 2026
Atalanta 2-1 Napoli
Milan 0-1 Parma
Roma 3-0 Cremonese
E hënë, 23 shkurt 2026:
18:30 Fiorentina - Pisa
20:45 Bologna - Udinese
Renditja:
Në 'Olimpico' Roma u rikthye te fitorja duke mposhtur 3-0 Cremonesen dhe bashkëndarë vendin e tretë me Napolin. Për të besuarit e Gasperinit shënuan Cristante në minutën e 59-të, Ndicka në minutën e 77-të dhe Pisilli në minutën e 86-të. Roma dhe Napoli kanë nga 50 pikë dhe ndajnë vendin tre dhe katër në renditje.
Në 'San Siro' tifozët e Milanit 'shijuan' humbjen e dytë sezonale. Ishte Parma që mposhti 0-1 kuqezinjtë falë golit të Mariano Troilo në minutën e 80-të. Arbitri e anuloi fillimisht golin për një faull, por pas konsultës dhe pamjeve të VAR gjithçka u quajt e rregullt. Pa Allegrin në stol, kuqezinjtë vuajtën edhe dëmtimin e rëndë të Loftus-Cheek në minutën e dhjetë të takimit. Anglezi mund të mungojë gjatë, teksa doli nga fusha me barelë. Me 54 pikë Milani mbetet në pozitën e dytë të renditjes, dhjetë pikë pas kryesuesve të Interit.
Komente




