RIAD, Arabia Saudite - Napoli ka siguruar kualifikimin në finalen e Superkupës së Italisë, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Milan në gjysmëfinale. Skuadra napolitane e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, duke marrë kontrollin që në minutat e para dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën kundërshtare.

Epërsia e Napolit u konkretizua në minutën e 39-të, kur pas një aksioni të ndërtuar bukur, David Neres gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë, Milani tentoi të reagojë, por pa efikasitet përballë një mbrojtjeje të organizuar mirë. Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 63-të, kur Rasmus Højlund shfrytëzoi një pasim të saktë dhe shënoi golin e dytë, duke vulosur praktikisht fatin e takimit.

Në finale, Napoli do të përballet me fituesin e sfidës mes Bolognas dhe Interit, ndeshje që do të zhvillohet të premten në orën 20:00.