MILANO, Itali - Milani ka regjistruar një fitore të rëndësishme në “San Siro”, duke mposhtur Fiorentinën me përmbysje 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.
Kuqezinjtë dominuan takimin që nga fillimi, duke kontrolluar lojën dhe duke krijuar disa raste të pastra, por pa arritur të konkretizojnë deri në pjesën e dytë. Kur pritej që Milani të zhbllokonte rezultatin, ishin miqtë nga Firenze që kaluan në epërsi me golin e Robin Gosens në minutën e 55-të.
Megjithatë, reagimi i skuadrës së Max Allegrit ishte i menjëhershëm. Vetëm tetë minuta më vonë, Rafael Leao realizoi një supergol nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.
Portugezi ’vulosi’ fitoren e kuqezinjve në minutat e fundit, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit pas një penalltie të fituar nga Gimenez, duke i dhënë Milanit tri pikë të arta.
Me këtë triumf Milani ngjitet në krye të tabelës së Serie A me 16 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në pozitën e 18-të me vetëm tre pikë.
Po këtë të diel në Serie A u zhvilluan edhe katër takime të tjera. Como mposhti 2-0 Juventusin, Bologna fitoi 0-2 në Sardegna kundër Cagliarit, ndërsa Genoa - Parma dhe Atalanta - Lazio u mbyllën pa gola, pra 0-0.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.1%
-
Të gabuar
36.6%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Greqi 44-vjeçari shqiptar! Pritet të ekstradohet në Itali
17 Mars, 16:41
-
Abuzoi me kamarieren për 5 orë dhe e detyroi të pinte kokainë, 37-vjeçari shqiptar dënohet me 6 vite burg në Torino
17 Mars, 14:30
-
GOLAT/ Fitore me shije mbijetese, Fiorentina 'likuidon' 1-4 Cremonesen në ndeshjen direkte të Serie A
17 Mars, 12:37
-
Itali/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari plagos me hanxhar bashkëshorten
17 Mars, 12:34
-
Natë tmerri për mesfushorin e Romës, gjashtë hajdutë e mbyllin me familjen në një dhomë dhe i bastisin banesën! I marrin 10 mijë euro bizhuteri e ora
17 Mars, 11:47
-
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë, 'Sapphire Princess' sjell rreth 2600 turistë
17 Mars, 09:11
-
Zbulohet djali i birësuar i Raffaella Carrà! Ish-sekretari është trashëgimtari i ligjshëm i ikonës së ekranit italian
17 Mars, 08:37
-
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë
16 Mars, 16:14
-
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, 2 të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina
16 Mars, 13:01
-
Bayern Munich humbet katër portierët para ndeshjes së Champions League, një amerikan 16-vjeçar pritet titullar kundër Atalantës
16 Mars, 12:15
-
Pse iranianët goditën me raketa dronët 35 milionë eurosh në Kuvajt? Rëndësia strategjike e Predator, aseteve të çmuara të inteligjencës italiane
16 Mars, 09:01
-
VIDEO/ Gafë e Estupinan, Lazio mposht 1-0 Milanin! Igli Tare 'tërbohet' me Rafa Leaon
16 Mars, 08:17