Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi për motive xhelozie ka vrarë një 46-vjeçar italian.
Mediat italiane shkruajnë se Bujar Mersini ka goditur me thikë ne zemër Gennaro Mercadante në Bresso, provincë e Milanos.
Edhe pse dëshmitarët e identifikuan, shqiptari mohon se ka kryer një krim të tillë.
Hetimet e deritanishme bëjnë me dije se shqiptari para një viti ishte ndarë me të dashurën 31-vjeçare nga Rumania, me të cilën kishte dy vajza, 13 dhe 5 vjeç.
Mësohet se 31-vjeçarja e kishte braktisur shqiptarin për Mercadante dhe kjo mendohet të jetë motivi i vrasjes.
Mersini pasi identifikoi furgonin e 46 vjecarit, priti që të parkonte dhe më pas iu afrua dhe e goditi me thikë në gjoks. Më pas u largua duke e hedhur thikën në një gardh.
46-vjeçari humbi jetën në spital. Të përditshmet italiane shkruajnë se të dy si Mersini ashtu dhe Mercadante ishin me precedentë penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

shqiptari vret me thikë italianin">