Manchester United dhe Lazio janë një hap larg mbylljes së marrëveshjes për Milinkovic-Savic. Mesfushori serb ishte në synimet e anglezëve edhe verën e kaluar, por edhe pse Mourinho shtyu shumë për këtë transferim, në fund United hasi në rezistencën e madhe të Lazio-s.
Së fundmi, ‘gazzetta dello sport’, ka shkruar se agjenti i futbollistit Mateja Kezman, ka udhëtuar në Londër për të finalizuar detajet. Sipas këtij burimi marrëveshja mes palëve mund të mbyllet për 80 mln euro. Gjithsesi ky operacion varet edhe nga e ardhmja e Poul Pogba-s, pasi mesfushori francez është mes dy zjarreve në një kohë kur ka deklaruar se dëshiron të largohet.