Richard Branson, një prej njerëzve më të fuqishëm në botë, është veshur si femër pasi ka humbur një bast për një garë të Grand Prix të vendosur dy vjet më parë me shefin ekzekutiv të kompanisë ajrore 'AirAsia', Tony Fernandez.

Bosi i Virxhinias, Branson, ka veshur pantallona të shkurtra, një xhaketë të kuqe, geta të holla dhe një çantë të zezë. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka depiluar këmbët ka lyer dhe fytyrën me make up. Arsyeja pse ka bërë këtë veshje ka të bëjë me faktin që duhej të vishej si stjuardesë e linjës ajrore për në Malajzi.

Branson është përpjekur t'i ngjasojë një stjuardese bionde, me një të kuq buzësh të theksuar dhe qerpikët e gjatë fallco.

Ai tha se megjithëse kishte dy vjet që e kishte humbur bastin, tani gjeti kohën për ta shlyer.

"Unë e dija se do ta humbisja bastin. U vonova 2 vjet për ta shlyer sepse mendova se mund t'i shpëtoja faktit që të isha këtu, por kjo gjë nuk ndodhi.

Ju nuk keni parë një stjuardesë me mjekër më përpara", u shpreh biznesmeni.

Milioneri Branson u angazhua për të bërë punën e një stjuardese duke shërbyer çaj, kafe dhe ushqime për pasagjerët.

(v.gj/shqiptarja.com)