Prindërit e 19-vjeçarit arabo-izraelit që shfaqet në videon më të fundit të ekzekutimit nga militantët e ISIS, kundërshtojnë akuzat se djali i tyre ka qenë një spiun.
Të tmerruar nga përmbajtja e videos së ekzekutimit të djalit të tyre Muhammad Musallam, prindërit e tij rrëfejnë sesi ai u zhduk gjatë një udhëtimi turistik në Turqi.
Në videon e publikuar nga ISIS djali 19-vjeçar ekzekutohet nga një militant në moshë të vogël, i cili përshkruhet nga xhihadisti më i madh si një “këlysh i ri” i ISIS.
Musallah para ekzekutimit rrëfen se është agjent i Shërbimit Inteligjent të Izraelit ‘Mossad’. Video e fundit propaganduese e ISIS është e fundit në serinë e videove të publikuara të vrasjes së pengjeve.
/Shqiptarja.com