/ATSH/-Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit, zhvilloi një takim në Korçë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.
Në këtë takim mori pjesë edhe kandidati i koalicionit te ASHE për bashkinë Korçë, Sotiraq Filo.
Milo u shpreh se Demokracia Sociale ka hyre në jetën e përditëshme politikë dhe sociale të vëndit, si një forcë politike që mendon për qytetarët.
"Është besnike e alternativës që është për politika sociale, është për reforma sociale, është për drejtësi sociale dhe prandaj jemi afër gjithë këtyre masave që po merren dhe që duhen të merren në favor të qytetarëve", theksoi Milo.
Demokracia Sociale u bën thirrje qytetarëve korçarë, siç bën thirrje në të gjithë Shqipërinë, që të votohet Demokracia Sociale si forcë politike.