Milot/ Tentoi të grabiste dy hungarezë, kapet në flagrancë 46-vjeçari nga Kosova (Emri)

Milot/ Tentoi të grabiste dy hungarezë, kapet në flagrancë 46-vjeçari nga Kosova (Emri)

Foto Ilustruese

Kurbin- Një 46-vjeçar, nga Mitrovica, i identifikuar si Leonard Hasi, i cili ka tentuar të grabisë 2 shtetas hungarez është kapur dhe arrestuar menjëherë nga policia.

Dy shtetasit e huaj, të identifikuar si G.B. dhe E.B., kanë ndaluar me mjetin e tyre në Milot për të blerë në një market. Nga situata ka përfituar 46-vjeçari, që është afruar për të vjedhur makinën dhe për t’u larguar.

Në pamundësi për të marrë makinën, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën dhe është shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin 
Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia

Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë. 

Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin. 

Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet Leonard Hasi, 46 vjeç, banues në Mitrovicë - Kosovë. 

Arrestimi u bë për veprën penale "Vjedhja" e mbetur në tentativë' parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 29/08/2018 21:05

    Turpi i botës, të na e njolloss Shqipërin dhe kombin mikotitës!!! Burg 10 vite dhe ushqim një her në ditë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!