Në ditën e tretë në panairin Terra Madre Balkans, qindra qytetarë kanë vizituar tendat me ushqime dhe produkte tradicionale. Edicioni i katërt i Terra Madre Balkns, sipas Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi i jep mundësi Shqipërisë të promovojë turizmin.
“Shqipëria po bën përpjekje jo vetëm të zhvillojë turizmin tradicional, por po bën përpjekje të mëdha për të zhvilluar një tjetër formë turizmi që është ai rural e malor, pasi të varfrit jetojnë në këto zona. Turizmi është një sektor industrial që nuk është tradicional,nuk kryhet si gjithkund, turizmi është një sektor i tillë që kërkesën e bëjmë ndërkombëtare dhe prodhimin e marrin lokalist” tha Ekonomi.
Ndërsa Ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo tha se çdokush duhet të konsumojë produktet tradicionale.
Sipas Cutillos ky edicion i Terra Madre Balkans e ka ndihmuar Shqipërinë për të reklamuar produktet e saj, por edhe për të promovuar turizmin.
Ndërkohë në sheshin “Nënë Tereza” tendat e ngritura që në datën 2 qershor, do të jenë të hapura edhe ditën e dielë.
Shqipëria do të përfaqësohet në Terra Madre Balkans nga djathi Mishavinë.
Gjithashtu marrin pjesë edhe Prodhuesit e Vajit të Ullirit nga Elbasani, Kultivuesit dhe Prodhuesit e Verës Kallmet etj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO