Në një tryezë me temë “Të drejtat e grave në Shqipëri” që po zhvillohet në Hotel Tirana, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar se për të parën herë në Shqipëri është graduar një grua gjenerale e Forcave të Armatosura.
Kodheli u shpreh se roli i grave në jetën ushtarake është shtuar në numër por edhe në poste drejtuese. Sipas ministres numri i grave që përfaqësojnë shtetin në organe ushtarake është 3-fishuar për 6 muaj.
Më tej ajo tha se gratë në uniformë përbëjnë 14% të trupave tona ushtarake, ndërsa 30 % e të graduarve në poste të larta janë gra.
“Nga hera e fundit që jemi takuar së bashku gratë që na përfaqësojnë në organet ushtarake janë 3-fishuar për 6 muaj. Gratë në uniformë përbëjnë 14 % të të gjithë trupave tona ushtarake, gjithashtu është shtuar numri i grave në poste të larta. 30 % e të graduarve janë gra. Ndërsa sot u them se gradohet e para grua gjenerale e forcave të armatosura. Duhet një angazhim më i madh i grave për paqe e siguri, bashkë mund t’ia mbërrijmë, bashkë jemi më të fortë", tha Kodheli.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com