Minatorët në protestë: Të miratohet
statusi ose do bojkotojmë zgjedhjet

Qindra minatorë të rajonit juglindor kanë ndërmarrë një protestë në qytetin e Pogradecit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit ndërsa kanë kërcënuar se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse kjo kërkesë e tyre nuk merret parasysh.
 
Të organizuar në mënyrë simbolike, përmes deklaratës së tyre minatorët nga Korca, Pogradeci dhe Prrenjasi kanë apeluar që qeveria të miratojë sa më parë Statusin e Minatorit dhe të mbështesë këtë kategori
 
"Kam punuar 24 vite nëntokë dhe sot marr 151 mijë lekë të vjetra është për mua një krim për arsye se ne 150 mijë lekë të vjetra nuk na dalin për ilaçe.
 
Jam me një mushkëri kanceroze kanë bërë kimioterapi, i kemi shkruar qeverisë së parë, kemi 27 vite dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje.
 
Gjysma e minatorëve kanë vdekur, më të persekutuar se ne nuk ka. Na ka premtuar Rama në Prrenjas dhe në Pogradec se me të ardhur unë do miratoj statusin e minatorit, por qeverisë edhe dy muaj i kanë mbetur kur do të miratohet.
 
Nëse nuk miratoni statusin mos na kërkoni në zgjedhje, ne kërkojmë të drejtën tonë.
 
Po na mohohet e drejta, të persekutuarit kanë marrë të drejtën e tyre po ne kur do ta marrim.
 
Ne kërkojmë në minatorët të kenë pension jo më pak se 300 mijë lekë, do të luftojmë deri në fund.
 
Në do të bojkotojmë zgjedhjet, nuk na duhet ajo qeveri që nuk merret me problemet tona
" shprehen ata.  

Të paktën 500 minatorë në Prrenjas, Korcë e Pogradec përballen me jetesën e vështirë, sëmundjet për shkak të profesionit të ushtruar për vite të tëra dhe apelojnë që situata e tyre të marrë zgjidhje.



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve