Edhe pse pa leje nga Policia e Tiranës minatorët në pension protestuan këtë të mërkurë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet, përpara Kryeministrisë, nga ku i kërkuan qeverisë miratimin e statusit të minatorit. Policia e kryeqytetit i ktheu përgjigje refuzuese Sindikatës së Punonjëvse të Industrisë së Shqipërisë për këtë tubim, ku përmes një shkrese argumentonte se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë. 

Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë? Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë tu shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon.

Ishin mesazhet e minatorëve në këtë protestë

Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.


(Minatorët në protestë pranë Kryeministrisë)

Policia: Minatorët nuk kanë leje për protestën

Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. 

Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës "ç", pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. 

Gjithashtu zhvillimi i tubimit në bulevardin kryesor të kryeqytetit shoqërohet me ndërprerje dhe devijime të mëdha të trafikut rrugor dhe cenon e ndërpret veprimtaritë e agjencive ligjzbatuese, të institucioneve publike dhe jo publike për përmbushjen e detyrimeve ligjorë. Pengimi i qarkullimt të mjeteve të transportit (pa marrë lejen përkatëse në bashki) përbën shkelje të nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Shkresa e policisë së Tiranës drejtuar Sindikatës së minatorëve


(Përgjigjja e policisë për protestëne e minatorëve)